English

Izraeli Hedh Poshtë Vendimin E Këshillit Të Të Drejtave Të Njeriut Mbi Hetimin E Sulmit Kundër Flotiljes

JERUSALEM, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Izraeli hodhi poshtë një rezolutë të Këshillit të të Drejtave të Njeriut që aprovonte një hetim ndërkombëtar për sulmin izraelit kundër një flotilje humanitare nisur për në Gaza duke theksuar se kjo instancë nuk ka asnjë autoritet moral. Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së miratoi dje një rezolutë që aprovon ngritjen e një misioni hetimi ndërkombëtar në lidhje me ndërhyrjen ushtarake kundër një flotilje propalestineze nisur për në Rripin e Gazës. Rezoluta që vendos dërgimin e një misioni ndërkombëtar për të hetuar mbi shkeljen e ligjeve ndërkombëtare u miratua nga 32 anëtarë të Këshillit të Sigurimit nga 47, ndërkohë që tre vende u shprehën kundër duke përfshirë dhe SHBA-në. Franca dhe Britania e Madhe abstenuan. Një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit përsa i përket sulmit izraelit u zhvillua me iniciativë të përfaqësuesve palestinezë, sudanez, pakistanez në emër të Lidhjes Arabe dhe Organizatës së Konferencës Islamike (OCI)./ /ec/ a.jor.
KOMENTE