English

Jim Webb: Dyshime Për Program Bërthamor Mes Birmanisë Dhe Koresë Së Veriut

BANGKOK, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Një senator demokrat amerikan anuloi në momentin e fundit një vizitë të tij në Birmani, pasi u informua për dyshimet mbi një program bashkëpunimi bërthamor mes juntës drejtuese birmane dhe Koresë së Veriut, u njoftua sot përmes një deklarate të bërë publike në Bangkok. Jim Webb pritej të mbërrinte sot më mbrëmje në Rangun, ku ai duhej të takohej me lideren e opozitës Aung San Suu Kyi, po ashtu edhe me disa zyrtarë të juntës. "Disa informacione të publikuara sot në shtyp përmbajnë dyshime për mbi mundësinë që qeveria birmane po bashkëpunon me Korenë e Veriut për zhvillimin e një programi bërthamor", shprehej senatori në deklaratën e bërë publike nga ambasada amerikane në Tajlandë. "Deri në momentin që të sqarohet situata lidhur me këto dyshime dhe mbi të gjithë çështjen, besoje se do të ishte e papërshtatshme dhe jo-frytdhënëse një vizitë në Birmani", shprehej senatori. Uashingtoni ka shprehur prej disa muajsh se mund të ekzistojnë lidhje sekrete mes juntës birmane dhe Koresë së Veriut. Në korrik të vitit 2009, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka shprehur shqetësimin e saj mbi mundësitë " e transferimit të teknologjisë bërthamore" të Koresë së Veriut drejt Birmanisë./ /i.p/
KOMENTE