Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kermabo para PE: Do hetojmë korrupsionin, pavarësisht se kush e kryen
English

Kermabo para PE: Do hetojmë korrupsionin, pavarësisht se kush e kryen

Prishtinë, 3 qershor, NOA - EULEX është i vendosur që t’i hetojë rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel të lartë, pa marrë parasysh se për kë është fjala dhe pa lejuar ndërhyrje politike.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë shefi i misionit të EULEX-it, gjenerali Iv de Kermabo, në paraqitjen e tij para Parlamentit Evropian, duke pohuar se hetimet në ministrinë e Transportit të Kosovës janë vetëm fillimi dhe se ato do të shkojnë deri në fund.

Nga ana tjetër, shefi i misionit të EULEX-it u ankua në Bruksel edhe për faktin se shtetet anëtare nuk po kontribuojnë sa duhet me dërgimin e ekspertëve të tyre, sidomos sa u përket prokurorëve dhe gjykatësve, por tha se misioni i EULEX-it, sidoqoftë, është mjaft funksional dhe se po funksionon në tërë territorin e Kosovës.

Ai po ashtu nënvizoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është gjithsesi detyrë parimore e autoriteteve të Kosovës, mirëpo edhe EULEX-i ka fuqi ekzekutive në këtë drejtim, prandaj këtë luftë kundër kësaj dukurie duhet shikuar si një partneritet të kosovarëve dhe të EULEX-it. n.e/NOA

KOMENTE