Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klinikat Dentare-Msh: Afishim Të Çmimeve Dhe Çertifikimit Të Stomatologëve
English

Klinikat Dentare-Msh: Afishim Të Çmimeve Dhe Çertifikimit Të Stomatologëve

TIRANË, 3 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/ - Reforma në shëndetësi ka prekur të gjitha hallkat e sistemit, duke përfshirë edhe sektorin e stomatologjisë, me qëllim jo vetëm përmirësimin e dhënies së shërbimit pacientëve, por edhe rritjen e transparencës. Në kuadër të këtij procesi, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka firmosur urdhërin për afishimin e listës së çmimeve në klinikat dentare, si edhe ekspozimin e diplomave apo çertifikatave të ndryshme të specializimeve të profesionistëve. "Reforma në shëndetësi, si në çdo sektor, ka prekur dhe atë të stomatologjisë. Një nga pikat e reformës është dhe urdhëri për afishimin e listës së çmimeve në pavionet e spitaleve, urdhër që po zbatohet edhe në sektorin e stomatologjisë", tha sot në një intervistë për ATSH-në, Enea Nuredini, specialist i Shërbimit Dentar në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas tij, "ky urdhër është përfshirë si pikë kërkuese e rregullores së re për Shërbimin e Shëndetit Oral". "Kjo do të thotë që tani e tutje kjo pikë do të jetë pjesë për kontrollin e klinikave private nga inspektorët tanë", tha Nuredini, sipas të cilit, si pikë e Rregullores, përveç afishimit të listës së çmimeve, është edhe afishimi i licencës apo lejes së ushtrimit të profesionit. "Kjo reformë është edhe në të mirë të pacientëve, pasi kështu ata janë të informuar që në fillim për koston që do të ketë shërbimi shëndetësor që ata do të marrin, por edhe për personin ku ata e marrin këtë shërbim", theksoi Nuredini. Një subjekt fizik apo juridik për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit stomatologjik, sipas rregullores, duhet të jetë i pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit nga Urdhri i Mjekut, që vërteton që është mjek stomatolog. Sa i takon kabinetit, ai duhet të përbëhet nga ambienti i punës, i pritjes dhe tualeti, me një sipërfaqe totale jo më pak se 22 m2. Kabinetet duhet të kenë ndriçim natyral dhe nëpërmjet energjisë elektrike, furnizim të vazhdueshëm me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë, dezifektimin të ambientit të punës para dhe pas çdo seance, autoklava për sterilizimin e veglave të punës. Nuredini thekson se "nga kontrollet e deritanishme në klinikat private në Shqipëri nuk janë evidentuar raste që të mos ketë pajisje sterilizimi të mjeteve të punës". Aktualisht në vendin tonë funksionojnë rreth 1200 klinika të çertifikuara. Por, sipas Nuredinit, sa i takon kontrollit të klinikave dentare, strukturat shëndetësore hasin probleme në kontrollin në zonat rurale të rretheve kryesore. "Në bashkëpunim me Inspektoriatin Sanitar dhe Drejtorinë e Tatimeve, jemi duke i lokalizuar të gjitha klinikat që operojnë në treg pa licencë ose dokumentacioni e duhur", theksoi Nuredini, sipas të cilit, në raste të konstatimit të mangësive në to do të merren dhe masat përkatëse. Sa u takon çmimeve që ofrohen në klinikat dentare, nga një vëzhgim i ATSH-së në disa prej tyre, rezulton se ato variojnë në varësi të gravitetit të sëmundjes apo dëmtimit, shërbimit që kërkohet, si dhe lloji i dhëmbit. Kështu, në disa klinika një grafi dhëmbi ofrohet kundrejt çmimit 200-300 lekë dhe një e përgjithshme varion nga 1500 deri në 2000 lekë. Heqja e gurëzave ofrohet kundrejt çmimit 1500 deri në 2000 lekë. E po kështu mbushja e një dhëmbi, çmimi për të cilën është në varësi të shërbimit që kërkohet, me apo heqje nervi, etj, duke nisur që prej çmimit 2500-3000 lekë pa heqje nervi e duke vijuar me çmimin 3500-5000 lekë me heqje nervi. Çmimet për vendosja e protezave të dhëmbit variojnë që nga 30-40 mijë lekë më të thjeshtat e duke vijuar më tej në varësi të llojit që kërkohet. Ndërsa proteza e porcelanit ofrohet kundrejt çmimit 10 mijë lekë. /s.s./
KOMENTE