Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komisioneri i BE, Sim Kallas: Shqipëria, progres në fushën e transportit
English

Komisioneri i BE, Sim Kallas: Shqipëria, progres në fushën e transportit

Leipzig, 3 Qershor, NOA – Shqipëria ka bërë një progres të vlerësueshëm përsa u përket reformave në fushën e transportit.

Një fakt të tillë komisioneri i Bashkimit Europian për Transportin, Sim Kallas, ia bëri me dijeni ministrit shqiptar të Transporteve, Sokol Olldashi në Leipzig të Gjermanisë, ku ishin të ftuar në Forumin Ndërkombëtar të Transportit.

Gjatë takimit, ministri Olldashi kërkoi mbështjen e Kallas për ngritjen e selisë së Traktatit të Komunitetit të Transportit për Europën Juglindore, në Tiranë.

Por një pikë tjetër e rëndësishme e bisedimeve ishte dhe kërkesa që marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve me Italinë, të shtrihej në nivel komunitar, me qëllim eliminimin e bisedimeve bilaterale me secilin shtet për këtë çështje.

Kallas u angazhua që të shqyrtonte hapësirat ligjore që ky proces të realizohet.

Gjithashtu, komisioneri i Bashkimit Europian për Transportin, Kallas përshëndeti politikën e ndjekur nga qeveria shqiptare në qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, si një nga komponentët kryesor në procesin e integrimit dhe zhvillimit të ekonomisë së Shqipërisë, si dhe vlerësojë rolin pozitiv të Shqipërisë në rajon.

n.e/NOA
KOMENTE