English

Komisioni Evropain, padi ndaj 6 anëtarëve të Bashkimit Evropian

Bruksel, 3 qershor, NOA - Komisioni Evropian bëri të ditur sot se po planifikon të padisë gjashtë vende anëtare të Bashkimit Europian në Gjykatën Evropiane. Vendimi do të merret si mënyrë penalizmi për shkak se këto vende nuk i zbatojnë ende ligjet evropiane për mbrojtjen e mjedisit.

Vendet që rrezikojnë janë; Qiproja, Finlanda, Franca, Greqia dhe Luksemburgu. Sipas KE-së këto vende duhet të zbatojnë më mirë legjislacionit për mjedisin dhe duhet të bëjnë më shumë informim për opinionin.

Ndërsa Belgjika është kritikuar për shkak të ligjit mbi ujërat nëntokësore, me të cilin rregullohen masat për cilësinë dhe për parandalimin e hedhjes së mbeturinave në to.

Këto vende kanë pasur afat që deri me datën 15 maj, 2009, t’i harmonizojnë ligjet e tyre me legjislacionin evropian.

m.xh/NOA

KOMENTE