Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: S’ka gjë më të keqe se krimi në familje apo dhuna ndaj gruas
English

Kryeministri: S’ka gjë më të keqe se krimi në familje apo dhuna ndaj gruas

Tiranë, 3 Qershor, NOA Update – “Nuk ka gjë më të keqe se krimi në familje apo dhuna ndaj gruas, ndaj duhet të bëhet ç’është e mundur për parandalimin e tyre”.

Kështu është shprehur më tej kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës “Përballja me stereotipet gjinore”, duke analizuar në mënyrë të veçantë dukurinë e krimit në familje, ku sipas tij, ajo që lëndohet më shumë prej tij është gruaja.

“Deri para pak vitesh, ka qenë një kuadër ligjor, i cili gati sa nuk u jepte të drejtë atyre që rrihnin gratë, por ky kapitull tashmë është mbyllur, pasi ka përmirësime në kuadrin ligjor për barazinë gjinore si edhe krimin në familje”, tha kreu i qeverisë lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar më tej se krimi në familje duhet luftuar me të gjitha mjetet e mundshme dhe për këtë do të ndërmerren akoma më shumë nisma ligjore që e garantojnë minimizimin e rasteve të shfaqjes së tij.

n.e/NOA

KOMENTE