Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuotat e rëna të besueshmërisë
English

Kuotat e rëna të besueshmërisë

Kuotat e besueshmërisë së tij dhe bashkëpunëtorëve të tij në qeveri kanë arritur nivele mjerane dhe ka vetëm një gjë që e shpëton nga gremina ku po tërheq vendin me papërgjegjshmërinë dhe frikën që e mban lidhur në frëngjisë e tij

Nga Arta Dade*

Në Samitin e Sarajevës Bashkimi Europian rikonfirmoi qëndrimin dhe politikat e tij lidhur me Ballkanin Perëndimor.

Perspektiva europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor vijon të mbetet thelbësore për stabilitetin dhe zhvillimin e këtij rajoni.

Ky Samit gjithashtu vlerësoi progresin e bërë në reformat politike dhe ekonomike, duke nënvizuar se ka ende vende që duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të përmbushur kriteret e nevojshme dhe kushtet në rrugën e tyre drejt anëtarësimit dhe padyshim vlerësimi do të bëhet në bazën e progresit dhe meritave të secilit vend.

Samiti shprehu gjithashtu shqetësimin se Ballkani Perëndimor vazhdon të ndeshet me sfida të pafituara ende që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, reformat administrative dhe në fushën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, lirinë e shprehjes dhe të medias, si çështje që cenojnë një shoqëri demokratike dhe ekonomitë funksionale dhe padyshim nuk mund të anashkalohen apo të neglizhohen nga Bashkimi Europian në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ne përshëndesim angazhimin e rikonfirmuar të BE-së për heqjen e regjimit të vizave me dy vendet e fundit të listës, Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Por, sjellja e qeverisë Berisha edhe në momentet që flasim bie ndesh me angazhimin e Bashkimit Europian për gjithçka që u deklarua në Samitin e Sarajevës.

Dihet tashmë që Shqipëria, e mbërthyer dhe e paralizuar nga kriza politike për shkak të mungesës së transparencës dhe ndikimit të saj në funksionimin e institucioneve të tjera, veprimtaria e të cilave është drejtpërsëdrejti e lidhur me cilësinë e jetës së qytetarëve, ka qenë në fokus të shqetësimit dhe angazhimit të Komisionit dhe Parlamentit Europian.

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian shtyu miratimin e rezolutës avancuar nga raporteri për Shqipërinë duke iu përmbajtur qëndrimeve të figurave përfaqësuese të këtij parlamenti lidhur me zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri përmes një marrëveshjeje, ku të dyja palët do të ofronin kompromiset përkatëse. Eduard Kukan, Kryetari i Komisionit për Ballkanin Perëndimor u shpreh se vlerësonte hapat e ndërmarra nga opozita, përfshirë dhe rikthimin në Parlament dhe shprehu shqetësimin për vonesat në arritjen e marrëveshjes, gjë mund të çojë në situatë të paparashikuara.

Bashkimi Europian vazhdon të jetë në pritje të arritjes së kompromisit, për të cilin ky institucion i nderuar është direkt i angazhuar përmes liderëve respektivë të grupeve parlamentare të orientimeve të ndryshme politike të Parlamentit Europian, si dhe zyrës së Komisionerit Europian për Zgjerimin, të cilët kanë investuar prestigjin e tyre politik.

Tashmë, zoti Berisha rezulton i dështuar në retorikën dhe dezinformimin që i ka bërë partnerëve euro-atlantikë. Kuotat e besueshmërisë së tij dhe bashkëpunëtorëve të tij në qeveri kanë arritur nivele mjerane dhe ka vetëm një gjë që e shpëton nga gremina ku po tërheq vendin me papërgjegjshmërinë dhe frikën që e mban lidhur në frëngjisë e tij:

Të nënshkruajë kompromisin dhe t’i hapë rrugë komisionit hetimor për hetimin e plotë të procesit zgjedhor ose të marrë gjithë përgjegjësinë historike për vonesën e dytë në proceset e integrimit në Bashkimin Europian sikurse u shpreh dhe Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian dhe figura të tjera përfaqësuese të këtij Parlamenti.

Përtej marrëdhënies lidhur me axhendën europiane politika e tij e brendshme dominohet kryekëput nga konfliktualiteti, korrupsioni, autoritarizmi, cënimi i lirive themelore të të drejtave të njeriut, përfshirë dhe të opozitës, dhe cënimi i lirive të mediave.

Ndërhyrja e përsëritur e ekzekutivit dhe e legjislativit tek pushteti gjyqësor, e cila shkaktoi kritika serioze nga ana e partnerëve euro-atlantik siç është rasti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OSBE-së, njëherazi është tregues i mentalitetit totalitar, me të cilin drejtohet vendi përfshirë edhe Parlamenti.

Aktet e paprecedentë të dhunës verbale dhe shkeljen flagrante të statusit të deputetit përmes skemave që do t’i kishte zili dhe ish sigurimi i shtetit jo vetëm që nuk ndihmojnë në arritjen e klimës së bashkëpunimit, por thellojnë hendekun që ekziston midis dy mentaliteteve, dy praktikave, dy vizioneve për shoqërinë:

Atij të civilizuar dhe progresist bazuar në vlerat e shoqërive të konsoliduara demokratike dhe vizionit arkaik, autoritarist dhe totalitarist bazuar mbi varfërinë e shpirtit, babëzinë dhe abuzivizmit me pushtetin. Shqiptarët e shohin këtë çdo ditë në xhepat e tyre në faturat e energjisë, në korrupsionin që po iu merr frymën në të gjitha llojet e shërbimeve dhe në nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre si qytetarë që mbeten pas fqinjëve në relatat me Europën.

Prej kohësh shqiptarët refuzojnë të qeverisen nga një mentalitet dhe praktikë që s’ka asgjë të përbashkët me aspiratën e tyre europiane dhe që i kanë thënë jo që para 20 vjetësh.

Ata tashmë nuk mund të mashtrohen nga çjerrjet dhe përçartjet nëpër tribuna se gjoja opozita po vonon proceset e integrimit dhe as nga ndotja e festës së 1 qershorit ku figura groteske e delirante bëhen kopje qesharake të paradave të diktaturës.

Do t’ju ftoja zotërinj kolegë të mos humbisni asnjë minutë më tej, por të bëni atë që kërkojnë shqiptarët dhe që pret Bashkimi Europian dhe partnerët tanë euro-atlantikë përpara sesa Shqipëria të penalizohet nga paniku që ju ka mbërthyer prej transparencës, parim ky i patjetërsueshëm i demokracisë.

(*) Fjala në Kuvend e deputetes së PS

KOMENTE