Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvend/Berisha-Opozitës:Të Bashkëpunojmë Për Të Ngritur Godinën E Integrimit
English

Kuvend/Berisha-Opozitës:Të Bashkëpunojmë Për Të Ngritur Godinën E Integrimit

TIRANË, 3 Qershor/ATSH-Anila Struga/.- Kryeministri Sali Berisha, duke iu përgjigjur sot në Kuvend akuzave të opozitës se po pengon procesin e liberalizimit të vizave, deklaroi se Shqipëria ndodhet përpara momenteve historike, nisur nga vendimet e fundit të Komisionit Evropian. "Përshëndes nga kjo platformë e tempullit shqiptar vendimet historike të marra për Shqipërinë dhe shqiptarët në dy javët e fundit. Këto vendime janë akte madhore në historinë e këtij kombi, mbi të cilat po shndërrohet në realitet ëndërra më e bukur, që nga koha e rilindasve tanë e deri në ditët e sotme", tha kryeministri në Kuvend. Ai theksoi se me këto vendime BE ka shprehur besimin tek Shqipëria. "Vendimet e dhjetë ditëve të fundit, deklaratat dhe mbështetja unanime nga KE e Këshilli i Ministrave të BE-së përbëjnë aktet më miqësore që kombet e Evropës së Bashkuar shprehin ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë", tha Berisha. Kjo, vijoi ai, "është arritje e një rëndësie të jashtëzakonshme, sepse u bë një vlerësim i ndershëm miqësor e objektiv i përpjekjeve të mëdha të shqiptarëve, seriozitetit, vendosmërisë dhe vullnetit të tyre për të arritur në brigjet e familjes europiane". Kryeministri nënvizoi se Shqipëria ende nuk është ajo që duhet të jetë, pasi siç tha, "të gjithë ne do të donim një Shqipëri shumë kate më lart se sa ajo që është so,t në të gjitha aspektet". "Por, Shqipëria sot është më e besueshme, më e sukseshme dhe më e sigurtë se kurrë në historinë e saj. Ajo nuk është aty ku do donim ne, por është në atë stacion e nivel, që ka fituar një besim universal në seriozitetin e saj ndaj reformave dhe në përpjekjet e saj të ndershme e dinjitoze për t'u bashkuar me familjet e vendeve të zhvilluara. Shqipëria ka dalë sot në një stacion të ri, në të cilin sigurisht akoma nuk do të ketë bulevard përpara, por do të ketë më të sigurtë rrugën e saj drejt BE-së". Më pas, kryeministri vuri në dukje se ndonëse vendi nuk ka sot zhvillimin dyshifror ekonomik, ai është vlerësuar dhe kuotuar më lart se çdo ekonomi tjetër, pasi përballoi furtunat financiare, duke qëndruar me një rritje ekonomike 3.5 %. "Por, po të kemi parasysh se rritje të tjera 'vidhisen' deri në minus 10% -14%, kjo rritje del më shumë se dyshifrore", shtoi ai. Kryeministri Berisha rikonfirmoi nevojën e bashkëpunimit me opozitën për vendosjen e standarteve të BE-së. "Është në detyrimin tonë të bashkëpunojmë e të ngremë tullë mbi tullë godinën e integrimit në shoqërinë europiane. Nuk ka asgjë më të papranueshme se sa të mos punohet bashkarisht në këtë drejtim. Janë proceset ato që e shtyjnë Shqipërinë përpara dhe nuk janë njerëzit, cilido qofshin ata, që do mund të ndalonin progresin e saj. Beteja me mullinjtë e erës nuk zhvillohen", theksoi kryeministri. "Kam shumë respekt për opozitën, por ju garantoj se nuk ka asgjë më inproduktive se sa vendosja e 'antiberishizmit' si bosht i qëndrimeve tuaja, pasi ajo përbën "black and white", shikimin bardh e zi, që nuk i shërben askujt. Ndaj ju bëj thirrje të shfrytëzojmë parlamentin që të shtyjmë sa më përpara procesin e integrimit europian", tha kryeministri Berisha në Kuvend, duke iu drejtuar deputetëve opozitarë./n.m/
KOMENTE