English

Kuvend- Paloka: Opozita T'I Japë Fund Ultimatumeve

TIRANË, 3 Qershor/ATSH/.- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha sot në Kuvend se, opozita duhet t'i japë fund ultimatumeve dhe të ecë me hapin e kohës ku jemi. Gjatë debatit të lirë parlamentar, deputeti demokrat duke iu drejtuar deputetëve të PS-së në sallën e Kuvendit tha se "ju bëtë grevën, dolët nga greva dhe prapë nuk keni marrë asgjë sepse vazhdoni të flisni për fitore dhe ultimatume dhe nuk e kuptoni që i vetmi shans që iu dha Ramës nga ajo e ashtuquajtur marrëveshje, ishte të dilte nga kurthi që i kishte ngritur vetes, se nuk po dilte dot, se hyri në një rrugë pa e ditur se si do i dilte fundit dhe filloi të kërkojë marrëveshje që nuk ekzistonin". "Marrëveshja që ju ofrua më pas Ramës, ishte litari që iu hodh për të shpëtuar faqen. Ju përpiquni të ecni me hapin e kohës ku jemi, jo me atë ku mendoni ju se jeni", iu drejtua deputetëve të majtë deputeti Paloka. /a.s//n.m/
KOMENTE