Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lindje E Mesme - Vatikani Në Favor Të Një Hetimi Të Paanshëm Për Incidentin E Gazës
English

Lindje E Mesme - Vatikani Në Favor Të Një Hetimi Të Paanshëm Për Incidentin E Gazës

QYTETI I VATIKANIT, 3 qershor /ATSH-ANSA/ - Selia e Shenjtë ka kërkuar një hetim të paanshëm dhe transparent për çfarë ndodhi në operacionin ushtarak izraelit kundër flotës së aktivistëve lundronte drejt Gazës, nëpërmjet vëzhguesit të saj të përhershëm në selinë qendrore të OKB-së në Gjenevë, imzot Silvano Maria Tomasi, i cili i bëri deklaratat e tij gjatë një fjalimi në mbledhjen urgjente të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. "I bëra deklaratat e mija për të ndjekur linjën e shprehur nga Papa", deklaroi Tomasi për mikrofonin e Radio Vatikanit duke konfirmuar se dhuna nuk sjell asnjë rezultat konstruktiv. "Sigurisht që duhet dënuar dhuna e këtij sulmi, mbi të gjitha sepse ndodhi në ujëra ndërkombëtare dhe të jep përshtypjen se rregullat humanitare dhe e drejta ndërkombëtare nuk po merren parasysh. Dhe është e rëndësishme që, për marrëdhëniet e mira ndërmjet shteteve, këto rregulla të respektohen", deklaroi Tomasi. "Pasojat e kësaj mënyre për të vepruar janë shpesh herë të paparashikueshme, dhe në fakt shkaktuan viktima, të vdekur. Njëkohësisht duhet thënë dhe duhet pranuar se shteti i Izraelit ka të drejtën për të ekzistuar dhe mbrojtur por, pikërisht, kjo duhet të ndodh nëpërmjet dialogut në mënyrë që të arrihet në një siguri të bazuar në respektin e të drejtës ndërkombëtare", përfundoi imzot Tomasi. /e.v/
KOMENTE