English

Mbyllen me sukses Lojërat Olimpike Speciale 2010

Lojërat Olimpike Speciale për të tretën herë në Shqipëri u mbështetën nga Fondacioni Vodafone Albania. Zonja e Parë Teuta Topi dorëzon trofetë tek fituesit

Tiranë, 3 Qershor 2010 NOA - U mbyllën sot me sukses Lojërat Olimpike Speciale Shqiptare 2010 mbështetur nga Fondacioni Vodafone Albania. Ceremonia e mbylljes së Lojërave dhe e dhënies së medaljeve u zhvillua në qendrën Don Bosko në Tiranë dhe në të morën pjesë të 250 atletët pjesëmarrës, organizatorët e aktivitetit, edukatorë dhe prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve të ndryshme etj.

Në ceremoni ishte e ftuar speciale Zonja e Parë Teuta Topi e cila dorëzoi medaljet dhe kupat fituesve të shumtë të këtij aktiviteti.

E gjithë ceremonia e dhënies së medaljeve u zhvillua në një atmosferë shumë miqësore dhe dha mesazhin e qartë që të gjithë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti ishin fitues.

Ky aktivitet pati qëllim rritjen e ndjeshmërisë së shoqërisë shqiptare ndaj personave me aftësi speciale dhe një nga sukseset e padiskutueshme tij ishin vullnetarët e shumtë që u ofruan, ndihmuan dhe çuan këtë eksperience në sukses të plotë.

100 vullnetarë nga Qendra Don Bosco, Korpusi i Paqes, Këshilli Britanik dhe 30 punonjës të Vodafone Albania me shumë pasion dhe përkushtim treguan kujdesin e duhur ndaj olimpistëve gjatë të tre ditëve të aktivitetit.

Qëllimi Lojërave Olimpike Speciale është që të thyhen pengesat ndërmjet individëve me dhe pa aftësi speciale përmes integrimit të tyre në aktivitete të përbashkëta sportive.

Gjatë tre viteve të fundit Fondacioni Vodafone Albania ka punuar me kujdes të veçantë për personat me aftësi speciale, duke bashkëpunuar ngushtësisht me organizata dhe institucione të tjera si Olimpiku Special Shqiptar, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Qendra Sociale “Don Bosco”, si dhe me një rrjet të gjerë vullnetarësh, bashkëpunëtorësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile duke e kthyer këtë aktivitet në një traditë për shoqërinë shqiptare.

r.n/NOA

KOMENTE