Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mediu e Tafaj, fushatë për mjedisin me nxënësit e shkollës “Ibrahim Rugova”
English

Mediu e Tafaj, fushatë për mjedisin me nxënësit e shkollës “Ibrahim Rugova”

Tiranë, 3 qershor, NOA – Ndërgjegjësimi i rinisë për ruajtjen e ambientit ka bërë që drejtuesit e ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Fatmir Mediu dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj të marrin pjesë në aktivitetin e organizuar nga shkolla “Ibrahim Rugova” në Kamëz.

Nisma me të rinjtë për pastrimin e ambientit është pejsë e fushatës mjedisore të ndërrmarrë nga kompania celulare “Eagle”.

Ministri Mediu, në fjalën e tij, ka theksuar rëndësinë e mjedisit në cilësinë e jetës së individit.

Ai gjithashtu ka kërkuar mbështetjen e gjithë aktorëve, sidomos të fëmijëve për ta kthyer sjelljen e përshtatshme kundrejt mjedisit, si pjesë të kulturës së përgjithshme të tyre.

Kjo fushatë ka pasur si synim të saj ndërgjegjësimin nëpërmjet veprimit dhe janë përfshirë 200 nxënës të shkollave të mesme të qyteteve Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Pogradec të cilët nën moton “Mëso duke vepruar” kanë ndërgjegjësuar qytetarët, nëpërmjet pastrimit të zonave urbane, për risqet që sjell ndotja në qytete, nga mos kujdesi qytetar apo nga veprimet jo mjedisore.

Në këtë takim ishte i pranishëm dhe Drejtori Ekzekutiv i kompanisë celulare “Eagle”, Ali Taskin, i cili theksoi se gjatë kësaj fushatë ndërgjegjësuese është fokusuar më shumë në pastrimin dhe ndërgjegjësimin e qendrave urbane.

m.xh/NOA

KOMENTE