Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Okb - Diplomat Koreanoverior: Një Luftë Mund Të Shpërthejë Në Çdo Moment
English

Okb - Diplomat Koreanoverior: Një Luftë Mund Të Shpërthejë Në Çdo Moment

GJENEVË, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Situata aktuale në gadishullin korean është aq e rëndë sa mund të shpërthejë një luftë në çdo moment, u shpreh sot një diplomat koreanoverior përpara Konferencës së OKB-së për çarmatimin që zhvillohet në Gjenevë. Tensioni ka arritur kulmin mes dy shteteve koreane që prej silurimit më 26 mars të një anijeje lufte koreanojugore, për të cilën u fajësua Pheniani. "Një traktat paqeje është rruga e vetme e arsyeshme dhe që ka shanse të dalë e suksesshme për çmilitarizimin bërthamor të gadishullit korean", theksoi zëvendësambasadori i Koresë së Veriut pranë OKB-së në Gjenevë, Ri Jang Gon. "Sidoqoftë, shtoi përfaqësuesi i Phenianit, populli koreanoverior është i gatshëm të reagojë me shpejtësi ndaj të gjitha formave të masave agresive, përfshirë një luftë të plotë". Vetëm një armëpushim është në fuqi mes dy vendeve që prej vitit 1953. Diplomati koreanoverior ia hodhi përgjegjësinë për "situatën e rëndë regjimit koreanojugor që bashkëpunon me aleatin e tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me mbytjen e anijes koreanojugore të luftës". "Koreja e Veriut nuk ka të bëjë aspak me mbytjen", u shpreh ai duke kritikuar rezultatet e hetimit të autoriteteve koreanojugore të bazuara "në hamendësime dhe supozime". "Seuli, me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara e ka përfshirë pa arsye dhe që në fillim Phenianin në këtë ngjarje dhe më në fund ka njoftuar arbitrarisht rezultatet e një hetimi që garanton se anija e luftës është mbytur nga një silurë e hedhur nga një nëndetëse koreanoveriore", vazhdoi diplomati. "Në të njëjtën kohë, Seuli manovron pa mençuri për të ndëshkuar Phenianin dhe për t'u hakmarrë ndaj tij, madje për të vendosur sanksione të tjera kundër Republikës Popullore Demokratike të Koresë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së", shtoi ai. Sipas konkluzioneve të një hetimi ndërkombëtar, mbytja e anijes së luftës, Cheonan, u shkaktua nga një silurë e hedhur që nga një nëndetëse koreanoveriore, duke vrarë 46 marinarë koreanojugorë në bord. Pheniani hedh poshtë çdo përgjegjësi në këtë incident, një nga më të rëndët që prej armëpushimit të luftës së Koresë në vitin 1953. Koreja e Jugut njoftoi reprezalje kundër Veriut që premtoi se do të kundërpërgjigjet duke filluar një luftë të gjithanshme në rast sanksionesh të reja. /I.Pu.
KOMENTE