Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni “Freskia” sekuestron 100 kg marijuanë, shkonte nga Lazarati drejt Fierit
English

Operacioni “Freskia” sekuestron 100 kg marijuanë, shkonte nga Lazarati drejt Fierit

Tepelenë, 3 Qershor, NOA – Plot 100 kilogramë ka qenë sasia e lëndës narkotike që forcat e policisë së Tepelenës kanë mundur të sekuestrojnë gjatë mbrëmjes së sotme në afërsi të këtij qyteti jugor nën një operacion antidrogë të koduar me emrin “Freskia”.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se lënda narkotike figuron e llojit marijuanë, ndërsa pohojnë se ajo kishte si destinacion Fierin, ndërsa trafikanti e kishte blere ne fshatin Lazarat para disa muajsh dhe mbante të fshehur në banesën e tij.

Duke detajuar ngjarjen, forcat e policisë saktësojnë se kanë mundur ta ndalojnë mjetin që transportonte sasinë e konsiderueshme të marijuanës me targat GJ 67 40 A, rreth orës 18.40, në postobllokun e ngritur në Ujin e Ftohtë.

Ndërkaq, ato kanë ndaluar edhe drejtuesin e tij Petro Menica, 50-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Valare të Gjirokastrës.

Nga këqyrja që iu bë automjetit nga ana e grupit hetimor rezultoi se në bagazhin e këtij automjeti kishte 6 thasë plasmasi të madhësive të ndryshme të fashuara me letër natriban, të cilat fshihnin marijuanë brenda tyre.

Pesha e tyre ishte e ndryshme, ku në total rezultoi të ishte rreth 100 kilogramë.

Nga ana e forcave të policisë, u bë sekuestrimi i lëndës narkotike dhe i automjetit në cilësinë e provës materiale, ndërsa trafikanti Menica u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve “, vepër kjo e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE