English

Orkestra Bimore e Vjenës, instrumenta të formuara prej bimësh

Vjenë, 3 Qershor, NOA - Orkestra Bimore e Vjenës është një orkestër speciale që bën muzikë duke përdorur instrumente të bëra prej perimesh.

Trombë prej speci, violina prej preshi, flaut prej karote, daulle prej kungulli janë disa prej instrumenteve të çuditshme të kësaj orkestre të përdorura gjatë koncerteve të saj.

Secili nga dymbëdhjetë anëtarët e kësaj orkestre vegjetale ndërton vetë instrumentin e tij duke përdorur perimet përkatëse.

Së fundmi, pas një eksperience gati 1-vjeçare, ky grup muzikor ka mësuar të përdorë perimet më të përdorshme në të gjithë botën dhe në çdo stinë, duke marrë parasysh shumë faktorë të tillë si përmbajtja e ujit, temperatura dhe karakteristika të tjera që mund të ndikojnë në daljen e tingullit.

Orkestra ka nevojë për 70 kg perime në çdo kohë dhe i duhen 3 orë për përgatiten e këtyre instrumenteve.

Sigurisht orkestra bimore nuk do të ekzistonte pa ndihmën e pajisjeve moderne. Për disa instrumente është e nevojshme të përdoren mikrofona të sofistikuar etj.

a.k/NOA

KOMENTE