Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 3 qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Express" Europë për Ballkanin - Takimi i nivelit të lartë në Sarajevë doli më pozitiv seç ishte parashikuar. Presidenca spanjolle këtë ngjarje e quajti historike dhe e vlerësoi si marrëveshje të re mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Kosova nuk u përmend në mënyrë eksplicite, por Moratinos ia dha fjalën personalisht Ministrit Skënder Hyseni. Tituj të tjerë: Ligsht kundër korrupsionit - Kosovës i mungojnë dy ligje dhe shumë vullnet politik për të luftuar përnjëmend korrupsionin. Unioni i Zafirit - Zafir Berisha ka formuar partinë e tij. Ai beson se Bashkimi Demokratik i Prizrenit do të ngadhënjejë përballë Partisë Demokratike të Kosovs në zgjedhjet e ardhshme komunale. Pacolli vazhdon lobimin OJQ'të e papuna të Kosovës Demonstratë për Lidhjen e Prizrenit "Koha Ditore" Kosova përfaqësohet e barabartë në Sarajevë - Takimi i Sarajevës pa ndonjë risi - Në një komunikatë nga Presidenca spanjolle e BE-së është përsëritur slogani për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Diplomatë ndërkombëtarë kanë thënë se fakti që prania e Kosovës dhe e Serbisë është parë si suksesi më i madh i konferencës, tregon se në të nuk ka pasur bazë, ndërkaq mospjesëmarrja e shumë ministrave të jashtëm tregon për zbehjen e rëndësisë së takimit. Ministri Hyseni është ndarë i kënaqur Tituj të tjerë: Komandanti i Ushtrisë së Serbisë vjen sot në Prishtinë Thaçi falënderon shefin e Agjencisë kundër Korrupsionit "Vetëvendosje": Gjashtëpikëshi në axhendën e bisedimeve Sejdiu "varfërohet", Thaçi pasurohet brenda 3 vjetësh Formalizohet kërkesa që shefi i AKI të raportojë për SHIK-un Presidenti në kërkim të udhëheqësit t ri për KQZ-në MEF përgatit shkurtime buxhetore për tërë institucionet Ministri Haziri, para kesh sa buxheti i Galerisë së Arteve "Zëri" Raporti i progresit dhe i sfidave - Qeveria pret që raporti i progresit këtë vit të jetë më pozitiv. Ligjvënësit, skeptikë Tituj të tjerë: BE hap dyert për Ballkanin Perëndimor Smaka thirret të raportojë për SHIK-un Për të katërtën herë shpallet tenderi për target Task-Forca funksionalizohet në vjeshtë Editoriali - Kosova, Izraeli dhe Palestina "Milionerët" e kompanive publike "Bota Sot" Kosova nuk ka kupolë të sigurisë - Piter Feith ka dështuar ta formojë komitetin për siguri Tituj të tjerë: BE-ja i jep mbështetje perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor "Korrigjohen" formulrët e deklarimit të pasurisë Kosova është e hapur për të gjithë investitorët Behgjet Pacolli lobon për njohje të reja Konstruktiviteti i Pacollit - Editoriali "Lajm" Zyrtarët e lartë të Kosovës - Express pasanikët Tituj të tjerë: Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, lobon në Nicë për njohje të reja - Lobim në Afrikë Ndryshimi i kufijve të Kosovës në veri, mund të ketë efekt zinxhiror - Opsioni i rrezikshëm "Vetëvendosje" në demonstratë më 10 qershor në Prizren - Në mbrojtje të shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit Samiti i Sarajevës - Mbështetet perspektiva evropiane e Ballkanit "Infopress" Ballkani pa dilemë në Evropë - Takimi i Sarajevës hedh poshtë dilemat për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor Tituj të tjerë: FSK edhe me 200 pjesëtarë Kosovën do ta vizitojë lartmadhëria e tij, Princi Michael i Kentit, së bashku me një delegacion të biznesmenëve dhe investitorëve të njohur Pritjet rreth Raportit të Progresit Kosovë - Kërkojnë zgjidhjen e çështjes së kufirit me Malin e Zi Editoriali - Serbia e hidhëruar "Tribuna shqiptare" Samiti i Sarajevës përfundon me një premtim për zgjerim të BE-së edhe për vendet e Ballkanit - Edhe Kosova në BE Tituj të tjerë: Tiranë - Sa më shpejt një zgjidhje Prishtinë - Kontestohet deklarimi i pasurisë Shqiptarët nuk e duan flamurin maqedonas Pritje pozitive e negative Opozitë pasive "Kosova Sot" Samiti i Sarajevës, asgjë për Kosovën Tituj të tjerë: Antikorrupsioni verifikon pasuritë e zyrtarëve Shala akuzon deputetët Ligjvënësit i bien pishman Komercializimi, një histori dështimi Editoriali - Xhepat e thellë të politikës "Epoka e Re" Pushohet procedura penale ndaj kryetarit të Gjykatës, Anton Nokajt, deklaroi mbrojtësi i tij, avokati Nikë Shala - Nokaj fiton betejën Tituj të tjerë: Edhe deputetet goxha pasanike Ardhmëria e vendeve të Ballkanit është në BE Pacolli në Nicë, për pavarësinë e Kosovës Dyshohet se disa zyrtarë s'e kanë deklaruar pasurinë /s.s./
KOMENTE