Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pollo: Dixhitalizimi I Farmacive, Rrit Efikasitetin E Politikave Sociale Të Kujdesit Shëndetësor
English

Pollo: Dixhitalizimi I Farmacive, Rrit Efikasitetin E Politikave Sociale Të Kujdesit Shëndetësor

- Ministri Pollo prezanton para komisionit të shëndetësisë, projektin e dixhitalizimit të farmacive - TIRANË, 3 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit (TIK), Genc Pollo, deklaroi sot se "projekti i dixhitalizimit të farmacive do të rrisë efikasitetin e politikave sociale të kujdesit shëndetësor dhe korrektesën e shërbimit nga ana e farmacive që do të futen në këtë rrjet". Ministri Pollo prezantoi sot para komisionit parlametar të shëndetësisë, projektin e dixhitalizimit të farmacive, i cili konsiston në lidhjen online të shërbimeve farmaceutike individuale. "ISKSH dhe Ministria e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin mbi mënyrën e regjistrimit të barnave dhe blerjes së tyre, që pasqyrohet në regjistra që shkruhen me dorë. Kjo sjell probleme në ndjekjen e shpenzimeve reale që kanë farmacitë dhe të shpenzimeve të rimbursueshme sipas ligjit dhe politikave që ka qeveria", tha Ministri Pollo. Për këtë arsye, ai theksoi se "prej kohësh ka filluar një përpjekje për të lidhur online farmacitë në zonat qendrore, ndërsa zonat periferike ku kostoja e internetit është më e shtrenjtë do të përfshihen në këtë proces, në një fazë të dytë". Bazuar në këtë projekt, Pollo theksoi se "çdo blerje që kërkon rimbursim nga fondet e ISKSH-së do të jetë e regjistrueshme dhe e verifikueshme në çdo moment". "Çdo përfitues i shërbimeve të kujdesit shëndetësor është parimisht një shtetas i Shqipërisë me identitetin e vetë. Tani ne kemi databazën kryesore të shtetit, regjistrin kombëtar civil me të cilin do të lidhet ISKSH-së për të pasur procedura sa më transparente. Kjo është një ndër sfidat e këtij projekti", tha Pollo. Ministri Pollo theksoi se "me këtë projekt, çdo procedurë bëhet e verifikueshme, minimizohen hapësirat e abuzimit dhe kemi një mirëqeverisje dhe mirëshpenzim të parave publike". "Sistemi aktual është i paqartë, pasi dokumentet shkresore janë deri diku të manipulueshme dhe kanë sjellë që shtetasit të mos përfitojnë në mënyrën, sasinë dhe kohën e duhur, rimbursimet që parashikohen dhe nga politika shtetërore. Pra, fondi i buxhetit i parashikuar për këtë qëllim nuk përdoret në mënyrën më të mirë", tha Pollo. Dixhitalizimi i farmacive, sipas tij, "do të sjellë shërbime më të mira, pagesa të rimbursueshme në kohë dhe përdorim më të mirë dhe efikas sipas rregullave në fuqi, të fondit të përcaktuar për këtë çështje". Aktualisht, në rang vendi ka rreth 650 farmaci që kanë kontrata me ISKSH-në dhe deri në janar 2011 parashikohet që shumica e tyre të jenë përfshirë në rrjetin online. /a.ke/
KOMENTE