Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pollo: Ligji për nënshkrimin elektronik, epokë e re në administratë
English

Pollo: Ligji për nënshkrimin elektronik, epokë e re në administratë

Tiranë, 03 qershor, NOA - Ligji për nënshkrimin elektronik synon dixhtalizimin e gjithë dokumenteve dhe shkresave zyrtare dhe synon të modernizojë gjithë funksionimin protokollar të administratës publike.

Për këtë qëllim sot ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit (TIK), Genc Pollo dhe Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik (AKCE), organizoi sot aktivitetin promovues “Mbi nënshkrimin dhe dokumentin elektronik”.

Ministri Pollo vlerësoi se kemi të bëjmë me një epokë të re. “Nënshkrimi elektronik” ka hapur një epokë të re në historinë e komunikimeve, transaksioneve bankare dhe shërbimeve online. Tani janë të gjitha mundësitë që çdo shtetas shqiptar i interesuar të nënshkruajë kontrata, të marrë pjesë në prokurimet publike me mjete elektronike, të regjistrojë biznesin në disa minuta dhe në një të ardhme të afërt të votojë në mënyrë elektronike, ose nëpërmjet internetit pa qenë i pranishëm fizikisht, vetëm falë nënshkrimit elektronik”, tha Pollo.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të gjithë komunitetit të TIK, drejtues të sektorëve të Informatikës së ministrive, të sistemit bankar, përfaqësues të universiteteve, të shoqërive të ndryshme të sigurimeve, Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit, si dhe ekspertë të huaj, si Kryetari i Forumit Evropian për Autoritetet Mbikëqyrëse te nënshkrimeve elektronike, Adam Silvester dhe përfaqësuesi i Postës Italiane Adriano Rossi.

Ligji për nënshkrimin elektronik është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë ne muajin shkurt 2008.

m.xh/NOA

KOMENTE