English

Prishtine- Takim I Komisionit Te Perbashket Per Implementim Mes Komandantit Te Kfor Dhe Shefit Serb Te Mbrojtjes

S PRISHTINË, 3 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Lejtnant Gjenerali, Markus Bentler, zhvilloi sot një takim të nivelit të lartë me Shefin e Mbrojtjes se Forcave të Armatosura Serbe, Miloje Miletiç, në ndërtesën e NATO-s në shtabin qendror të KFOR-it në Prishtinë. Takimi u mbajt në kuadër të Komisionit të Përbashkët për implementim, i cili ka dalë nga "Marrëveshja e Kumanovës" në mes të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe, njoftoi KFOR në një komunikatë për shtyp. "Takime të tilla në kuadër të kornizës së Komisionit të Përbashkët për Implementim janë rregullisht të organizuara po ashtu edhe me Shqipërinë, ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Malin e Zi", thuhet në komunikatën e Zyrës për informim publik të KFOR-it. Sipas komunikatës, "qëllimi i vizitës ishtë të nxisë bashkpunimin dhe sigurinë në të dy anët e Vijës Kufitare Administrative. Në këtë takim u bisedua për çështje të interesave të përbashkëta si, lufta kundër kontrabandës, siguria e vendkalimeve kufitare dhe problemi i kalimeve ilegale ne vijën kufitare administrative". "Këto takime të nivelit të lartë e rrisin lidhjen dhe bashkpunimin në mes të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Sërbisë për të mirën e të gjithë qytetarëve në rajon. Bisedimet kontribuojnë në masë të madhe në mbajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon", thekson komunikata, e cila në fund bën të ditur se "Instituticionet e Kosovës janë vazhdimisht të informuara nga ana e KFOR-it për këtë proces". /a.ke/
KOMENTE