Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Profil - Elbasan: Nje Plantacion Qe Te Dhuron Kenaqesi Dhe Fitim
English

Profil - Elbasan: Nje Plantacion Qe Te Dhuron Kenaqesi Dhe Fitim

ELBASAN, 3 Qershor/ATSH- Miranda Sadiku/.- Teksa lë pas Cerrikun dhe merr kthesën djathtas për të shkuar në Belësh, ndodhet fshati Xibrakë i komunës Shalës. Këtu njerëzit jetojnë me prodhimin e blegtorisë, pemtarisë dhe bujqësisë. Sapo hyn në fshat, të zë syri një plantacion me pemë frutore dhe ullishta. Ndërsa mes mollëve sheh fermerin i cili ka më shumë se dy vjet që kujdeset për prodhimet e tij, pasi fryti i një viti më parë ka qenë shumë i kënaqshëm. 65 vjeçari Kadri Baha është një ndër fermerët më të vjetër dhe specialistë të fshatit, qe kujdeset për mollët dhe ullirin, ashtu si kujdeset edhe për fëmijët e tij. "Pjesën më të madhe të kohës e kaloj këtu, në bllokun e mollëve dhe tek ullinjtë. Nuk ka kënaqësi më të madhe kur shoh lulet e mollës teksa çelin e më pas nga to del fruti", thotë Kadriu. Para dy vjetësh Kadriu aplikoi në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë në Elbasan dhe përfitoi një sasi prej 2 milion lekë të vjetra për mbjelljen e ullirit. "Sapo mora paratë nga subvencionet, bleva fidanë ulliri frontoi dhe nga dy dylym që kisha m'u bënë tetë, pasi mbolla 6 dylym vetëm me ullinj", thotë ai. Ai shton se "duke qenë se nuk kemi probleme me ujin e pijshëm, ulliri po ecën mirë dhe frutin e tij, jam i sigurtë, se do ta vjel mbas një apo dy vjetësh". Kadriu është një fermer i specializuar në fushën e kulturës dru-frutore dhe ullirit, merr pjesë në të gjitha trajnimet dhe takimet që realizon Drejtoria e Bujqësisë, ndërsa ka edhe shumë projekte që pret t'i realizojë së shpejti. "Vjet arrita të përfitoj 5 milion lekë të vjetra neto vetëm nga shitja e mollëve, ndërsa këtë vit kam shpresa se do ta rris përfitimin. Të gjitha të ardhurat që do të marr nga shitja e mollëve këtë vit, do t'i shfrytëzoj për të shtuar sipërfaqen e mbjellë me mollë", thotë ai. "Aplikova për ujitje me pika në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë nëpërmjet subvencioneve dhe përfitova 3 milion lekë të vjetra. Mollët e mia starkinge dhe gold, pëlqehen shumë nga konsumatori", thotë Kadriu. Ai tregon se tregtarët vijnë dhe ia marrin mollët në shtëpi, rrallë herë del vetë në treg për t'i shitur ato me shumicë. Kadriu ka një sipërfaqe prej 2.5 hektarë tokë në pronësi të vet, ku rreth 1 hektar i ka shfrytëzuar me mbjelljen e mollës e 8 dylym me ullinj. Ndërsa specialisti i Shërbimit Këshillimor, Neshat Sadiku, thote se "fermerë të specializuar si Kadriu gjen edhe në zona të tjera të rajonit të Elbasanit. Edhe ata kanë arritur të përfitojnë nëpërmjet subvencioneve duke i kthyer tokat e tyre në parcela me kultura të ndryshme si, dru- frutore, vreshtari, pemtari e ullishtë dhe çdo vit prodhimi i tyre del në treg dhe pëlqehet nga konsumatori". Kadriu tashmë pret të vijë muaji shtator që të rinxjerrë për të dytin vit rradhazi në treg mollët e tij dhe siç thotë ai, "me fitimet që do të marr, do të shtoj bllokun duke mbjellë sërisht këtë lloj kulture". /a.ke/
KOMENTE