Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ps Përshëndet Rikonfirmimin E Perspektivës Europiane Të Ballkanit Perëndimor Nga Samiti I Sarajevës
English

Ps Përshëndet Rikonfirmimin E Perspektivës Europiane Të Ballkanit Perëndimor Nga Samiti I Sarajevës

TIRANË, 3 Qershor/ATSH/.- Partia Socialiste falënderoi sot partnerët europianë për mbështetjen e posaçme që po i japin procesit të liberalizimit të vizave dhe procesit të kandidimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PS-së, Ditmir Bushati, përshëndeti rikonfirmimin e perspektivës Europiane të Ballkanit Perëndimor nga takimi i Sarajevës. Ai vlerësoi mbështetjen e BE-së për ndërmarrjen e reformave që kanë të bëjnë me konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe zhvillimin ekonomik e social të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, si e vetmja mënyrë që garanton demokratizimin dhe europianizimin e Ballkanit Perëndimor. Bushati theksoi se "shtyrja e miratimit të rezolutës së Parlamentit Europian për ecurinë e progresit të Shqipërisë është një shans i dytë për reflektim që po i jepet Kryeministrit Berisha". "Shpresojmë që ai të dijë ta shfrytëzojë këtë shans duke bërë hapa konkrete drejt kompromisit që garanton transparencën kushtetuese të zgjedhjeve të 28 qershorit", tha ai. Partia Socialiste reagoi sot edhe përmes deputetit Asllan Dogjani mbi masat që kanë marrë strukturat e policisë për gjetjen e vajzës 6 vjeçare, Bleona Mata, e cila humbi 12 ditë më parë në rrethana të paqarta, në fshatin Zapod, të Kukësit./m.m//a.ke/
KOMENTE