Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rock in Tirana në “Qemal Stafa”, vijnë “One Republic”, “Planet Funk”, “Rainbow”
English

"Rock in Tirana" në “Qemal Stafa”, vijnë “One Republic”, “Planet Funk”, “Rainbow”

Tiranë, 3 Qershor, NOA, Milena Selimi - Ndoshta për të treguar se muzika rock është ende gjallë edhe në Tiranë, organizatorët e festivalit “Rock in Tirana”, për të dytin vit radhazi po mendojnë për fansat dhe admiruesit e kësaj rryme muzikore.

Për të dytën herë do të zhvillohet në kryeqytet, festivali “Rock in Tirana”, më 5 dhe 8 qershor.

Natën e pare, sipas organizatorëve është menduar një koncert i Uli Jon Roth band, kitaristi legjendar i grupit “Scorpions” dhe “Rainbow”, të cilët vijnë me këngëtarin Joe Lynn Turner.

Mbrëmja e dytë festivalit do t’u kushtohet të rinjve. Për herë të parë në Tiranë do të vijnë dy nga grupet më të dashura për rininë sot për sot “Planet funk” dhe “One Republic”.

Bandat e njohura të rock-ut do të interpretojnë Live në stadiumin “Qemal Stafa”.

Për të gjithë ata që do të rendin në stadiumin “Qemal Stafa” për t’i dëgjuar live yjet e muzikës, Rainboë, janë një prej grupeve më të famshme të rockut klasik, të cilët kanë shënjuar historinë e muzikës me emra të tillë Ronnie James Dio, Graham Bonnet, Joe Lynn Turner.

Turner është konsideruar nga kritika si një nga zërat më fuqishëm dhe më të bukur të kësaj muzike.

Në vitin 2009, Joe Lynn Turner, Bobi Rondinelli, Greg Smith dhe Tony Carey krijuan “Over the Rainbow” me Jürgen Blackmore (djali i Ritchie Blackmore), si kitarist.

Ata bënë turne në mbarë botën, duke kënduar këngët që bënë historinë e këtij grupi.

“Planet Funk”, në 7 vjet karrierë muzikore ata kanë mundur të gjejnë stilin e tyre, në një muzikë të miksuar në rock, pop, elektronike dhe dance, me një stil thellësisht europian. Kjo ishte edhe pika kyçe e suksesit të grupit që do të performojë në Tiranë, hitet “Chase the Sun”, “Inside all the people”, “Who Said”, “The Switch”, etj.

Ndërsa hitet e “One Republic”, njihen jo vetëm nga të rinjtë, por edhe nga moshat e tjera, mjaft të përmenden dy nga më të suksesshmet “Apologize” apo “All the right moves”.

“One Republic”, banda e rock-ut, e frymëzuar nga Timbaland, producenti më i njohur i muzikës hip-hop, do të ndezë stadiumin “Qemal Stafa” në një natë të paharrueshme të datës 8 qershor, me shumë ritëm, energji dhe adrenaline të lartë.

m.s/i.t/NOA

KOMENTE