English

Rusi - Simulim Fluturimi Drejt Marsit: Gjashtë Persona Mbyllen Pë 520 Ditë

MOSKË, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Gjashtë persona dolën vullnetarë për t'u mbyllur sot për rreth një vit e gjysmë në një modul për një simulim udhëtimi vajtje-ardhje drejt Marsit dhe për të shqyrtuar pasojat psikologjike dhe fizike të një kufizimi të tillë, njoftoi një gazetar i AFP-së. Eksperienca e quajtur Mars -500 filloi pak para orës 10:00 GMT kur pjesëmarrësit mbyllën derën e modulit ku do të qëndrojnë për një vit e gjysmë të izoluar nga pjesa tjetër e botës. "Do të shihemi pas 520 ditësh!", u tha gazetarëve njëri nga tre vullnetarët rusë pikërisht përpara hyrjes në anijen kozmike. Përvoja zhvillohet në institutin e problemeve mjekësore dhe biologjike IBMP të Moskës, në bashkëpunim me Agjencinë Hapësinore Evropiane, ESA. Ekuipazhi përbëhet nga një italian, një francez, tre rusë dhe një kinez. /I.Pu.
KOMENTE