Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Soft News - Një Mik I Ri Potencial Ju Pret Në Facebook... George W. Bush!
English

Soft News - Një Mik I Ri Potencial Ju Pret Në Facebook... George W. Bush!

UASHINGTON, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Simpatizantët e rrjetit social ''Facebook'' mund të numërojnë tani një mik të ri potencial në personin e ish-presidentit amerikan, George W. Bush. Ish-presidenti arriti të bëjë më shumë se 10 000 fansa disa ditë pas publikimit të profilit të tij në facebook.com/georgewbush. Mesazhi i parë në faqen e Bush ishte një përshëndetje për veprimtaritë e tij që prej kohës së largimit nga pushteti në janar 2009. "Presidenti Bush ka mbetur aktiv'', shkruan mesazhi. "Ai ka vizituar 20 shtete amerikane dhe tetë vende, ka mbajtur 65 fjalime, ka përuruar qendrën presidenciale 'George W. Bush', ka marrë pjesë në katër konferenca të institutit 'Bush', ka përfunduar pjesën e parë të kujtimeve të tij 'Momente vendimtare' dhe ka bashkëpunuar me ish-presidentin Bill Clinton për të krijuar fonde për Haitin Clinton-Bush". Mesazhet e publikuara në faqen e presidentit të 43-të amerikan janë në përgjithësi pozitive. Bashkëshortja e presidentit, Laura Bush ka gjithashtu faqen e saj në rrjetin social facebook. Ajo ka për momentin më shumë fansa se bashkëshorti i saj./ /ec/ a.jor.
KOMENTE