Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spanjë - Katër Të Vdekur Nga Një Shpërthim Në Një Fabrikë Prodhimi Fishekzjarresh
English

Spanjë - Katër Të Vdekur Nga Një Shpërthim Në Një Fabrikë Prodhimi Fishekzjarresh

MADRID, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Katër punonjës mbetën të vdekur sot nga një shpërthim në një fabrikë prodhimi fishekzjarrësh në Benacazon, në afërsi të Seviljes, rajon jugor i Spanjës, njoftuan disa burime të nënprefekturës së qytetit. "Katër persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa një tjerë i cili është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë, është dërguar menjëherë në spitalin e Seviljes", deklaroi për AFP-në një zëdhënës i nënprefekturës. "Një shpërthim ndodhi në njërën prej fabrikave të barutit ku ata depozitonin materialin", deklaroi për radion kombëtare njëri prej pjesëtarëve të shërbimeve të urgjencës. "Shkaqet e shpërthimit janë ende të panjohura, policia ndodhet në terren për të kryer hetimet e nevojshme", deklaroi zëdhënësi i nënprefekturës./ /i.p/
KOMENTE