English

Sport-Botëror/ Portierët Të Gjithë Kundër Topit "Jabulani"

- Me zërat kundër sferës "Jabulani", të prodhuar nga Adidas, janë bashkuar portierë të klasit botëror, si italiani Xhanluixhi Bufon, braziliani Hulio Sezar dhe spanjolli Iker Kasijas- TIRANË, 3 Qershor /ATSH/ - Portieri i Anglisë, Dejvid Xhejms, u bashkua me zërin e shumë lojtarëve që kanë pretendime ndaj topave që do të përdoren në Kampionatin Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut. Disa mendojnë se cilësia e topit nuk ka standardin e duhur, disa rreth peshës së sferës, aq sa mendojnë se topi zyrtar duhet të braktiset vetëm pak ditë nga fillimi zyrtar i mega-aktivitetit. Xhejms tha për mediat se "topi është i frikshëm, të fut tmerrin, kjo është për të gjithë. Është shumë e vështirë ta kapësh, duhet të kesh shumë praktikë me të". Shumë ekipe pjesëmarrëse në Botëror kanë shprehur shqetësimin në lidhje me dridhjen e pabesueshme dhe ndryshimin në lëvizje që merr trajektorja e tij. Me zërat kundër sferës "Jabulani", të prodhuar nga Adidas, janë bashkuar portierë të klasit botëror, si italiani Xhanluixhi Bufon, braziliani Hulio Sezar dhe spanjolli Iker Kasijas. Në fakt, ndeshjet e Kampionatit Botëror 2010 do të zhvillohen në kushte shumë të ndryshme të motit. Nëse ndeshja do të zhvillohet pranë detit, topi vepron ndryshe në raport me takimet që do të zhvillohen në brendësi të vendit. Lartësia mbi nivelin e detit, shiu dhe bari i fushave, do ta shtojnë më shumë dramën për portierët. /gj.m/s.s./
KOMENTE