Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Josip Kuzhe, E Kam Të Qartë Të Ardhmen E Kombëtares Shqiptare
English

Sport-Futboll/ Josip Kuzhe, "E Kam Të Qartë Të Ardhmen E Kombëtares Shqiptare"

TIRANË, 3 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, kroati Josip Kuzhe u shpreh pas fitores 1-0 ndaj Andorrës të mërkurën në "Qemal Stafa", se tashmë e ka të qartë të ardhmen e ekipit shqiptar. "Tashmë e kam të qartë 1-shen bazë, apo 13-14 lojtarët që janë më të spikatur në ekipin kombëtar. E përgjithshmja është që jam i lumtur me gjithçka që ndodhi këtu sot", tha Kuzhe. Fitorja ndaj Andorrës ishte e katërta në 6 ndeshje miqësore për trajnerin Josip Kuzhe në krye të pankinës kuq e zi, ndërsa dy takimet e tjera kanë përfunduar në barazim. "Nëse flisni për statistika jam i kënaqur, megjithëse jam i përqëndruar tek ndeshjet zyrtare që vijnë më pas. Siç keni thënë dhe më parë fitorja 6-1 ndaj Qipros ishte rekord, por jam i kënaqur edhe me këto dy fitore pasi na japin besim për të ardhmen", u shpreh Kuzhe. Përsa i përket takimit ndaj Andorrës, Kuzhe pranon se kundërshtari u mbrojt mjaft mirë. "Mbase nuk ishte një ndeshje e shkëlqyer ashtu siç e prisnim, por gjithsesi është e vështirë të luash ndaj Andorrës, pavarësisht se nuk është një ekip me kualitete të mëdha, janë të organizuar mirë në mbrojtje. Sidomos është e vështirë të luash me një ekip që ka lojtarë, të cilët luajnë për herë të parë bashkë", theksoi Kuzhe. "Megjithatë", shtoi tekniku kuq e zi, "ndjehem i sigurt që ajo 11-she që kam ndër mend do të jetë bërthama e ekipit shqiptar për takimet eleminatore të kampionatit Evropian të vitit 2012". Shqpëria bën pjesë në grupin D, së bashku me Francën, Rumaninë, Bjellorusinë, Bosnjen dhe Luksemburgun. Ndeshja e parë eleminatore për kombëtaren shqiptare është përcaktuar ndeshja me Rumaninë në Bukuresht, më 4 shtator të këtij viti, ndërsa 4 ditë më pas Shqipëria do të presë përfaqësuesen e Luksemburgut. Pas miqësores me Andorrën, trajneri Josip Kuzhe do të ketë kohë të zhvillojë edhe disa javë pushime, ndërsa në korrik do të ndjekë ndeshjet e ekipeve shqiptare në Kupat e Evropës. - Miqësoret e Shqipërisë nën drejtmin e Josip Kuzhe Shqipëri-Gjeorgji 1-1 Shqipëri-Qipro 6-1 Estoni-Shqipëri 0-0 Shqipëri-Irlandë e Veriut 1-0 Mali i Zi-Shqipëri 0-1 Shqipëri-Andorrë 1-0
KOMENTE