Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tirana Bank Rezultatet E 3 Mujorit: Fitimi Neto 2.4 Milionë Euro, 80% Më Shumë Se Tre Mujori I Pare I 2009
English

Tirana Bank Rezultatet E 3 Mujorit: Fitimi Neto 2.4 Milionë Euro, 80% Më Shumë Se Tre Mujori I Pare I 2009

TIRANE, 3 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- Tirana Bank ka shënuar një performancë mjaft të mirë gjatë tre mujorit të parë të vitit 2010, duke arritur një fitim neto prej 2,4 milionë euro, apo 80% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pavarësisht një rritje prej 8% të provigjioneve (1.4 milionë euro). Burime zyrtare nga kjo bankë bënë të ditur se të ardhurat nga interesi neto janë në nivelin e 6.2 milionë euro, ose + 17% nga viti në vit. Falë një menaxhimi mjaft efikas shpenzimet operative kanë patur një rritje të lehtë prej 6% nga viti në vit (3,6 milionë euro), pavarësisht çeljes së degëve të reja. Si rezultat, raporti shpenzime/të ardhura është rreth 47% krahasuar me 55%, një vit më parë. Falë çeljes së tre degëve të reja, numri në total i degëve ka shkuar në 50. Pozicioni i fortë financiar i Tirana Bank konfirmohet edhe nga niveli i ulët i kredisë me probleme, e cila mbetet në nivelin e 7.1% të totalit të portofolit të kredisë (shumë më i ulët se sistemi bankar shqiptar). Gjithashtu, raporti kredi/depozita është 106%, duke treguar kështu një balancë mjaft të mirë të depozitave dhe kredisë. Si përfundim raport i mjaftueshmërisë së kapitalit mbetet në nivele mjaft të larta 15.3%, ndërsa totali i kapitalit shënon 86.4 milionë euro, bën të ditur Tirana Bank. /s.s./
KOMENTE