Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Viti i vërtetë kur bota do të shkatërrohet dhe pse hidhet poshtë 2012-a
English

Viti i vërtetë kur bota do të shkatërrohet dhe pse hidhet poshtë 2012-a

SHBA, 4 qershor NOA - Fundi i botës i llogaritur nga Maya është realisht 2012? Dy arkeologë amerikanë, të cilët duhet thënë se janë me njohuri mjaft të mira për sa i përket popullsisë para-kolumbian, kanë pohuar se për sa i përket datës së fundit të ciklit të botës ai nuk është viti 2012 por, një tjetër datë.

Kështu Arlen dhe Diane Chase, në sajë të teknologjisë të përparuar nga NASA, kanë arritur të depërtojnë në sekretet dhe misteret e Maya në një mënyrë të tillë që askush nuk ka mundur ta bëjë më parë.

Qëllimi i tyre ishte krijimi i hartës së qytetit të lashtë Caracol, në Belize, por ajo që duhet theksuar është se ai mbulohet nga një xhungël.

Në 25 vjet, Arlen dhe Diana Chase arritën të krijonin një hartë e cila ishte 23 kilometër katror.

Në sajë të një teknologjie e cila është e bazuar në përdorimin e lazerit që quhet LIDAR, të dy në bordin e një avioni për 24 orë, arritën në mënyrë tredimensionale me anë të një kompjuteri të ndërtonin të gjithë qytetin e Caracol, për një sipërfaqe totale prej 177 kilometër katror.

“Jemi tepër të habitur nga përdorimi i Lidar. Ai do të bëjë një revolucion të vërtetë të interpretimeve të arkeologjisë Maya”, - deklaroi Diane Chase.

Nëpërmjet ILDAR, ajo shtoi se do të bëhet e mundur që të vërehen të gjithë pasuritë e zonave të vendit ku jetonin dhe do të bëjë të mundur identifikimin e ndryshimeve rajonale.

Pyetjes nëse është e vërtetë se astronomët Maya kanë parashikuar se bota do të përfundojë më 22 dhjetor të 2012, shkencëtarët arritën të jepnin dhe përgjigjen e tyre.

“”Profetësia” për vitin 2012 është një ndërtim ose interpretim modern që i është bërë kësaj date. Fundi i ciklit të botës, sipas kalendarit Maya do të jetë në vitin 4946 sipas kalendarit tonë. Më 22 dhjetor 2012 për kalendarin e Maya do të ishte viti 13.0.0.0.1 dhe ai nuk ka asnjë vlerë interpretimi ose simbolike, kështu që bota në atë datë do të jetë ende paqësore”, - përfunduan ata.

r.b/NOA

KOMENTE