English

Zbulohen bimë Canabis Attiva në Patos, arrestohet pronarja e shtëpisë

Fier, 3 Qershor, NOA – Për kultivimin e lëndëve nartotike, Kanabis Attiva, është arrestuar në qytetin e Fierit një 61 vjeçare me emrin Violeta A., mbiemri i të cilës nuk publikohet nga policia e qarkut.

Violeta A., bëhet e ditur nga burimet e policisë së fierit, u arrestua në flagrancë pasdreken e sotme në banesën e saj në Patos të rrethit të Fierit.

Infromacione të besueshme të vjela në rrugë operative kanë drejtuar dyshimet e oficerëve të seksionit kundër narkotikëve, se në banesën e saj e dyshuara kishte të mbjella bimë narkotike.

Gjatë ushtrimit të kontrollit, oficerët e policisë gjetën në banesën e saj 8 bimë canabis attiva, me lartesi 70 cm, te kultivuara në vijë të drejtë.

Ndaj Violeta A. është Prokuroria e Fierit, ka ngritur akuzën për veprën penale të mbjelljes së bimëve narkotike.

mit/NOA
KOMENTE