Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aeroporti organizon fushatë pastrimi me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit
English

Aeroporti organizon fushatë pastrimi me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit

TIA dhe kontraktorët e saj bashkëpunojnë për mirëmbajtjen e mjedisit në rrethinat e zonës së koncesionit. Aeroporti thotë se i përmbahet rigorozisht politikave mbi shëndetin dhe sigurinë

Tiranë, 4 Qershor 2010 NOA - Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka organizuar një tjetër nismë për ruajtjen e mjedisit. Sot më 4 qershor 2010, kompania organizon një fushatë pastrimi jashtë zonës së Koncesionit në afërsi të aeroportit, për grumbullimin e mbetjeve, kositjen e barit, dhe pastrimin e rrugëve.

Nëpërmjet kësaj nisme TIA synon të mbrojë dhe përmirësojë kushtet mjedisore përreth zonës së aeroportit, të rrisë ndërgjegjësimin mjedisor, të tërheqë vëmendjen dhe të nxisë aksione të duhura përmes një bashkëpunimi të ngushtë me komunitetin.

Fëmijë nga shkolla e Rinasit, komuna Nikel, kontraktorët për mirëmbajtjen e TIA-s, Fjona 2006, Garden Line dhe FM Supreme u bashkuan në këtë nismë.

“Kontributi i TIA-a për mbrojtjen e mjedisit dhe respektin ndaj tij nuk ofrohet vetëm brenda një dite. Kompania ka politika rigoroze për mjedisin, shëndetin dhe sigurinë. Mënyra më e mirë për të siguruar përmirësimin e vazhdueshëm të performancës mjedisore është që të gjithë punonjësit dhe partnerët e biznesit të jenë të vetëdijshëm për mjedisin natyror dhe social dhe të kuptojnë përgjegjësitë e tyre për menaxhimin mjedisor.” tha Znj Suela Keri, Drejtoresha e Përgjithshme e Financës e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Kompania thotë se është e vetëdijshme për rëndësinë e ruajtjes dhe rritjen e cilësisë së mjedisit dhe plotësisht e angazhuar për minimizimin e ndikimeve të mundshme në mjedis dhe komunitetet lokale si rezultat i operimit dhe zhvillimit të aeroportit, si dhe sigurimin e standardeve të mjedisit, shëndetit dhe sigurisë.

r.n/NOA

KOMENTE