English

Afganistan - Isaf: Eliminohet Një Shef I Lartë I Talebanëve Në Kandahar

KABUL, 4 qershor /ATSH-ANSA/ - Kreu më i lartë i operacioneve të talebanëve në Kandahar, kryeqendra e provincës së trazuar jugore afgane, është eliminuar javën e kaluar gjatë një operacioni ushtarak afgano-ndërkombëtar, njoftoi sot nga Kabuli Forca Ndërkombëtare e Mbështetjes së Sigurisë (ISAF). Në një komunikatë theksohet se vrasja e Mullah Zergay, i cili konsiderohej një nga krerët e pamëshirshëm taleban dhe i aftë të ndërtonte eksplozive artizanalë, ndodhi në distriktin Zharay. Eliminimi i Zergayt, thuhet në fund të komunikatës, konsiderohet një nga humbjet më të mëdha për elitën drejtuese të talebanëve në Afganistanin jugor. /e.v/
KOMENTE