Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Altin Arapi: Berisha ka ndryshuar taktikë për përdorimin e emrit tim dhe të “Hakmarrjes”
English

Altin Arapi: Berisha ka ndryshuar taktikë për përdorimin e emrit tim dhe të “Hakmarrjes”

“Kryeministri e ka përdorur policinë e shtetit, diplomacinë dhe turli sekserësh, pjesë e bandës së tij, për të dezinformuar autoritetet belge. Madje në ndonjë rast nuk përdor as segmentet e shtetit, por metodat e pastra mafioze, duke mos i kursyer as paratë e shqiptarëve për të dhënë ryshfet që të krijohen prova të rreme”

Tiranë, 4 Qershor 2010 NOA – Një prej emrave të përfolur si anëtarë të “Hakmarrjes për Drejtësi”, Altin Arapi, deklaroi sot, se kryeministri Sali Berisha ka ndryshuar taktikë për përdorimin e emrit të tij dhe të “Hakmarrjes”. Reagimi i z.Arapi, dërguar pranë redaksisë së NOA, erdhi pasi në media u publikua lajmi mbi një marrëveshje të nënshkruar në datën 2 qershor 2010 për ekstradim të të dënuarve.

Bëhet fjalë për vendimin e qeverisë “Berisha”, “për miratimin, në parim, të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës për transferimin e personave të dënuar”. Këshilli i Ministrave tha se vendimi i firmosur nga Berisha, hyn në fuqi menjëherë dhe erdhi me propozimin e ministrit të Drejtësisë, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”,

Në lidhje me vendimin, disa të përditshme aluduan dje dhe sot se “me firmosjen e marrëveshjes së djeshme, të kërkuarit nga drejtësia do të “dëbohen” në Shqipëri”. Në këtë kuadër, konsiderohej se synimi kryesor i Shqipërisë është ekstradimi i Altin Arapit... si anëtar i “Hakmarrjes për Drejtësi”, në emër të së cilës ishin ndaluar edhe anëtarët e tjerë e veçanërisht vëllezërit Shyti, Orik dhe Leart Shyti që edhe konsiderohen kokat e Hakmarrjes”.

Në prononcimin e dhënë për agjencinë e lajmeve NOA, z. Arapi thekson se “në faqen e internetit të Kryeministrisë gjeta vendimin e datës 2 qershor për “miratimin në parim për transferimin e personave të dënuar”, sipas propozimit të Ministrisë së Drejtësisë. Mungonte projekt-marrëveshja (drafti), por informacioni ishte i mjaftueshëm për të kuptuar se nuk kishim të bënim me nënshkrimin e një marrëveshjeje dhe aq më pak një marrëveshje për ekstradime”.

Në këtë kuadër, z.Arapi thotë se “e di prej kohësh se Sali Berisha ka ndryshuar taktikë për përdorimin e emrit tim dhe të “Hakmarrjes”, së shpikur nga ai vetë në tetor 1996. Ka plot dy vjet që nuk më përmend me emër, por dëgjuesit dhe lexuesit nuk e kanë harruar lumin e shpifjeve dhe fyerjeve të derdhura nga goja e tij e shthurur mbi mua dhe bashkëshorten time”.

Arapi pohon se Berisha “nuk i ka ndalur përpjekjet për ekstradimin ose dëbimin tim nga Belgjika”.

Sipas Arapit, “kryeministri e ka përdorur policinë e shtetit, diplomacinë dhe turli sekserësh, pjesë e bandës së tij, për të dezinformuar autoritetet belge. Madje në ndonjë rast nuk përdor as segmentet e shtetit, por metodat e pastra mafioze, duke mos i kursyer as paratë e shqiptarëve për të dhënë ryshfet që të krijohen prova të rreme”.

Në këtë pikë, Arapi nuk e vë në dyshim se Berisha “do të bëjë gjithçka për të realizuar atë që dëshiron, më e pakta për të më kompromentuar në sytë e organeve të këtij vendi”.

Kurse më tej shtron pyetjen: “Nuk dyshoj në qëllimet dhe vullnetin e tij, por nuk mund ta lija pa përgjigje arsyetimin pyetës të bashkëbiseduesit që më dha lajmin: Këto ai i bën pa bujë, pse të përdoret i deformuar drafti i një marrëveshje për të thënë këto që thuhen në shkrim?”.

Këtu Arapi jep dhe përgjigjen: “Arsyeja ka lidhje me faktin që ditët e fundit libraritë e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë po shesin me qindra kopje të librit që botuan vëllezërit Shyti “Ne, “Hakmarrja për Drejtësi” dhe...”.

Sipas Arapit, “libri përmban të vërtetat e “Hakmarrjes”, provat kur dhe si e krijoi Sali Berisha, së bashku me anëtarët e bandës së tij, tashmë të gjithë buxhetorë”.

Në vijim të deklaratës, Arapi thotë se “tani që shqiptarët kanë në dorë provat e krimit që ka kryer, ai nuk mund të dalë dhe të thotë se ato që përmban libri janë trillime, sepse të gjitha janë të administruara nga gjykatat. Ajo që i mbetet është të prodhojë lajme për mua dhe “Hakmarrjen” për t’i treguar opinionit se betejën po e vazhdon dhe Altin Arapin edhe vëllezërit Shyti do t’i ekstradojë”.

Kurse në fund thekson: “Ky është edhe reagimi i parë i tij ndaj librit. Reagimi “redaksional” i Fahriut ishte një mishmash i zbrazur në panik e sipër nga njeriu që gjeti në libër portretin e tij të bërë, jo nga vëllezërit Shyti, por nga penat më të shquara të kombit. Pra ishte reagim personal, natyrisht, edhe ky nuk e përmendte librin”.

Deklarata e plotë

Sot, më datë 04.06.2010, u njoha me një titull gazete dhe, më pas, me shkrimin e botuar një ditë më parë nga një e përditshme e Tiranës. Titulli bënte fjalë për ekstradimin tim në bazë të një marrëveshjeje që paskësh nënshkruar qeveria shqiptare me qeverinë e Mbretërisë së Belgjikës. Sipas gazetës, marrëveshja ishte nënshkruar në datën 2 qershor. Në përmbajtjen e shkrimit thuhej se “Me firmosjen e marrëveshjes së djeshme, të kërkuarit nga drejtësia do të “dëbohen” në Shqipëri. Dhe synimi kryesor i Shqipërisë është ekstradimi i Altin Arapit... si anëtarë i “Hakmarrjes për Drejtësi”, në emër të së cilës ishin ndaluar edhe anëtarët e tjerë e veçanërisht vëllezërit Shyti, Orik dhe Leart Shyti që edhe konsiderohen kokat e hakmarrjes..”. Në krye të faqes, në të cilën zinin vend kryesor fotografia e Sali Berishës dhe fotografia ime, shënohej: “Ekstradimi: Vendoset të kryhet ekstradimi me Belgjikën. Të dhëna: Atje mbahet në liri zonale Altin Arapi, i dënuar me burg të përjetshëm”. Kishte edhe tituj të tjerë, që, ashtu si të cituarit, nuk e përmendnin burimin, të paktën atë burim që i kishte deklaruar se e dinte se cili ishte “synimi kryesor i Shqipërisë” dhe kushtet e mbajtjes time “në liri zonale”. Në faqen e internetit të Kryeministrisë gjeta vendimin e datës 2 qershor për “miratimin në parim për transferimin e personave të dënuar”, sipas propozimit të Ministrisë së Drejtësisë. Mungonte projekt-marrëveshja (drafti), por informacioni ishte i mjaftueshëm për të kuptuar se nuk kishim të bënim me nënshkrimin e një marrëveshjeje dhe aq më pak një marrëveshje për ekstradime. Nuk e di arsyen përse gazeta, që ishte e vetmja në masmediat e Tiranës që jepte këtë lajm, i kishte vënë në thonjëza fjalët “sjellë” (“Belgjika pritet të “sjellë” A. Arapin”) dhe “dëbojë” (“Belgjika pritet të “dëbojë” A.Arapin”), por e di prej kohësh se Sali Berisha ka ndryshuar taktikë për përdorimin e emrit tim dhe të “Hakmarrjes”, së shpikur nga ai vetë në tetor 1996. Ka plot dy vjet që nuk më përmend me emër, por dëgjuesit dhe lexuesit nuk e kanë harruar lumin e shpifjeve dhe fyerjeve të derdhura nga goja e tij e shthurur mbi mua dhe bashkëshorten time. Ndërkohë jam në dijeni se ai nuk i ka ndalur përpjekjet për ekstradimin ose dëbimin tim nga Belgjika. E ka përdorur policinë e shtetit, diplomacinë dhe turli sekserësh, pjesë e bandës së tij, për të dezinformuar autoritetet belge. Madje në ndonjë rast nuk përdor as segmentet e shtetit, por metodat e pastra mafioze, duke mos i kursyer as paratë e shqiptarëve për të dhënë ryshfet që të krijohen prova të rreme. Nuk e vë në dyshim se do të bëjë gjithçka për të realizuar atë që dëshiron, më e pakta për të më kompromentuar në sytë e organeve të këtij vendi. Nuk dyshoj në qëllimet dhe vullnetin e tij, por nuk mund ta lija pa përgjigje arsyetimin pyetës të bashkëbiseduesit që më dha lajmin: Këto ai i bën pa bujë, pse të përdoret i deformuar drafti i një marrëveshje për të thënë këto që thuhen në shkrim? Arsyeja ka lidhje me faktin që ditët e fundit libraritë e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë po shesin me qindra kopje të librit që botuan vëllezërit Shyti “Ne, “Hakmarrja për Drejtësi” dhe...”. Libri përmban të vërtetat e “Hakmarrjes”, provat kur dhe si e krijoi Sali Berisha, së bashku me anëtarët e bandës së tij, tashmë të gjithë buxhetorë. Tani që shqiptarët kanë në dorë provat e krimit që ka kryer, ai nuk mund të dalë dhe të thotë se ato që përmban libri janë trillime, sepse të gjitha janë të administruara nga gjykatat. Ajo që i mbetet është të prodhojë lajme për mua dhe “Hakmarrjen” për t’i treguar opinionit se betejën po e vazhdon dhe Altin Arapin edhe vëllezërit Shyti do t’i ekstradojë. Ky është edhe reagimi i parë i tij ndaj librit. Reagimi “redaksional” i Fahriut ishte një mishmash i zbrazur në panik e sipër nga njeriu që gjeti në libër portretin e tij të bërë, jo nga vëllezërit Shyti, por nga penat më të shquara të kombit. Pra ishte reagim personal, natyrisht, edhe ky nuk e përmendte librin.

Altin Arapi Më 04.06.2010

KOMENTE