Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banka Evropiane E Investimeve, E Gatshme Të Financojë Projektet Infrastrukturore Në Shqipëri
English

Banka Evropiane E Investimeve, E Gatshme Të Financojë Projektet Infrastrukturore Në Shqipëri

- Kryeministri Berisha takon misionin e Bankës Evropiane të Investimeve - TIRANË, 4 Qershor/ATSH/.- Zv.Presidenti i Bankës Europiane të Investimeve, Dario Scannapieco, shprehu sot gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm me qeverinë shqiptare, për financimin e projekteve të ardhshme të rrugës Tiranë - Elbasan dhe by pass-it të Fierit. Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Kryeministri Sali Berisha priti sot në takim misionin e Bankës Evropiane të Investimeve të kryesuar nga z. Dario Scannapieco, zëvendës- President i Bankës. Z. Scannapieco shprehu mbështetjen e Bankës Evropiane edhe për vazhdimin e financimit të projekteve në infrastrukturën ujore dhe energjetike në Shqipëri. Gjithashtu, krahas financimit të projekteve dhe mbështetjes me asistencë teknike, z. Dario Scannpieco vuri në dukje se projekti i rrugës Tiranë - Elbasan është projekti i parë, i cili do të realizohet në kuadrin e programit të "Instrumentit te Financimit te Ballkanit Perëndimor". Duke u ndalur në progresin e arritur në Shqipëri, ai theksoi ne mënyrë të veçantë punën e qeverisë në drejtim të përcaktimit të qartë të prioriteteve të zhvillimit të vendit, si dhe të identifikimit të projekteve për bashkëpunim. Ndërsa, Kryeministri Berisha e vlerësoi të rëndësishëm kontributin e Bankës Evropiane të Investimeve për financimin dhe asistencën teknike për vendin tonë, në një sërë projektesh të shtrira kryesisht në sektorin e infrastrukturës rrugore, ujësjellës-kanalizimeve, arsim, si edhe në sektorin energjetik. Kryeministri Berisha përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet ministrisë së Financës dhe Bankës Evropiane të Investimeve për financimin e "Projektit të Rrugëve Rurale" me një vlerë prej 50 milion euro. Për sa i përket rrugës Tiranë - Elbasan, Kreu i Qeverisë tha se "ky është një segment i rëndësishëm i zhvillimit të korridorit të VIII, por dhe një segment i rëndësishëm i zhvillimit të boshtit të jugut". Kryeministri nënvizoi faktin se financimi dhe bashkëpunimi në projektet e infrastrukturës rrugore, të mbështetjes së investitorëve në fushën e energjisë, të mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, janë të një rëndësie vitale për zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës dhe të zhvillimit ekonomik te vendit./m.m//a.ke/
KOMENTE