Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha niset në Gjermani, merr pjesë në takimin për sigurinë globale
English

Berisha niset në Gjermani, merr pjesë në takimin për sigurinë globale

Berlin, 4 Qershor, NOA – Kryeministri Sali Berisha është nisur sot për në Gjermani, për të marrë pjesë në takimin e 27-të ndërkombëtar mbi sigurinë globale, i cili zhvillohet në Berlin, nga data 4 deri më 7 qershor 2010.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të Këshillit të Ministrave për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, takimi në fjalë organizohet nga Qendra për Studime Strategjike dhe mbështetet nga ministria gjermane e Mbrojtjes, nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, universiteti i Tennesse, si dhe nga kompani të mëdha si Microsoft, CISCO, Lockhed Martin etj.

Kryeministri Berisha në këtë aktivitet do të jetë sot referuesi kryesor i panelit të darkës, i cili do të trajtojë çështjet më të rëndësishme të sigurisë, ekonomisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Për këtë vit, bëhet me dijeni se ky takim trajton temën “Siguria globale, sfidat në rritje”.

n.e/NOA

KOMENTE