Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
British Petrolium thotë se mund të ndalet rrjedhja e naftës
English

British Petrolium thotë se mund të ndalet rrjedhja e naftës

SHBA, 4 qershor, NOA - Gjiganti energjetik British Petrolium tha se synon që kapaku i vendosur mbi gypin e dëmtuar në Gjirin e Meksikës, të ndalojë së paku 90 për qind të rrjedhjes së naftës.

Shefi i BP-së, Doug Sutles, u tha mediave amerikane se ky mbyllës duhet “të bëjë punë”.

BP vendosi kapakun në gypin e dëmtuar nënujor, pas sugjerimeve të fundit për të ndaluar rrjedhjen e naftës, që ka shkaktuar fatkeqësinë më të madhe mjedisore në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Barak Obama tha se ishte “i zemëruar” për katastrofën, për të shtuar se BP nuk ka reaguar mjaft shpejt ndaj rrjedhjes masive.

NOA

KOMENTE