Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bumçi: Bashkia E Tiranës Nuk Ka Asnjë Plan Të Përgjithshëm Për Rregullimin E Trafikut
English

Bumçi: Bashkia E Tiranës Nuk Ka Asnjë Plan Të Përgjithshëm Për Rregullimin E Trafikut

TIRANË, 4 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Kryetari i Partisë Demokratike për Tiranën, Aldo Bumçi, tha sot se "Bashkia e Tiranës nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë plan të përgjithshëm për rregullimin e trafikut për qytetin e Tiranës". Bumçi theksoi se "për të pasur një trafik të pranueshëm në qytet, sipërfaqja kushtuar trafikut duhet të jetë 20 për qind e gjithë sipërfaqes së qytetit". "Në rastin e Tiranës sipërfaqja dedikuar trafikut është vetëm 6.6 për qind, pra rreth tre herë më pak se minimumi i sipërfaqes kushtuar trafikut. Situata ka ardhur duke u përkeqësuar në mënyrë të frikshme, për shkak të intensitetit të ndërtimeve, si dhe me ndërhyrjen për të përkeqësuar më tej këtë situatë të rënduar", tha Bumçi. Ai bëri përgjegjëse për këtë situatë Bashkinë e Tiranës, që me ndërhyrjet e saj, pa një plan të përkohshëm, ka krijuar këtë gjëndje të rënduar. "Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk mund të bëjë eksperimente me qytetarët e Tiranës", tha Bumçi./s.s./
KOMENTE