Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bumçi: Trafiku në Tiranë është kaos, të ndërhyjë Bashkia
English

Bumçi: Trafiku në Tiranë është kaos, të ndërhyjë Bashkia

Tiranë, 4 qershor, NOA - Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi reagoi sot për mungesën e efektshmërisë së Bashkisë së Tiranës në normalizimin e trafikut. Në një deklaratë për mediat, Bumçi u shpreh se trafiku i Tiranës është kthyer në burim vuajtjesh për qytetarët

“Bashkia e Tiranës nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë plan të përgjithshëm për tërregulluar lëvizjen e trafikut në qytetin e Tiranës. Në një kohe kur Plani iPërgjithshëm i Rregullimit të Trafikut përbën një nga detyrat kryesore të çdoBashkie dhe në rastin e kryeqyteteve, për shkak të fluksit të shtuar të trafikut”, u shpreh Bumçi.

Ai theksoi se kjo gjendje e rënduar e trafikut në Tirane ka pësuar një përkeqësim edhe më të madh për shkak të ndërhyrjeve në trafikun e qytetit nga ana e Bashkisë.

“Trafiku i Rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës të cilët janë nëmaksimumin e tyre, janë devijuar në një rrugë të ngushtë, “grykë shisheje” dukekrijuar një kaos të vërtetë”, u shpreh Bumçi.

m.xh/NOA

KOMENTE