Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ditët e artit kosovar në Galerinë e Arteve në Pogradec
English

Ditët e artit kosovar në Galerinë e Arteve në Pogradec

Pogradec, 4 qershor, NOA - Në Galerinë e Arteve të Pallatit të Kulturës “Lasgush Poradeci” shoqata “Antik“ nën kujdestarinë e deputetit Fatbardh Kadilli ka organizuar hapjen e ekspozitës “Ditët e artit Kosovar”. Ekspozita ishte krejt e veçantë, me pjesëmarrjen e stilistes kosovare Bora Balaj, fotografit të talentuar Shkëlzen Rexha dhe skulptores Amira Berkolli.

Rreth 100 kostume popullore prej 200 vjet më parë të veshura nga vajza të reja të mbledhura dhe stilizuar nga stilistja Bora Balaj, ishin objekt i aparatit të Shkëlzen Rexhës.

Kostumet e stilistes ishin fotografuar mjeshtërisht në mjedisin e Gllojanit, Junikut, Isniqit, Rugovës, Gjakovës, Prizrenit, Gjirokastrës, Shkodrës, Beratit etj.

Stilistja Bora Bala ka ruajtur raportet e ngjyrave pa prishur strukturën e traditës i ka sjellë në kohë kostumet popullore kosovare të “restauruara” me tërë sharmin e tyre dinamik.

Me këtë ekspozitë dukej potenciali shpirtëror i një populli që do jetën, do lirinë dhe trojet e veta dhe krenohet me kulturën e tij. Vezullimin e kësaj kulture të lashtë e të çmuar dukej në çdo shkrepje të aparatit fotografik të mjeshtrit që e kishte sjellë gjithçka të gjallë.

Por krahas stilistes të shquar Bora Bala dhe mjeshtrit të fotografisë një vend të veçantë zinin edhe pikturat e Amira Berkollit e cila kishte gjetur një mënyrë krejt orgjinale në një paraqitje dinjitoze të kësaj ekspozite të artit kosovar në Pogradec në funksion të asaj tematike .

m.s/NOA

KOMENTE