English

Drogba nuk do të marrë pjesë në Botëror

Itali, 5 Qershor NOA - Një lajm jo i mirë për Bregun e Fildishtë ka ardhur orët e fundit. Lojtari i tyre më i rëndësishëm sulmuesi i Çelsit, Didier Drogba nuk do të marrë pjesë në Botërorin që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut dhe kjo pasi 7 ditë para fillimit të tij në miqësoren e zhvilluar me Japoninë, lojtari ka dalë i dëmtuar nga fusha e lojës.

Drogba në këtë ndeshje mori një goditje të rëndë në dorë, për të cilën siç ka pohuar vetë stafi mjekësor i ekipit, do të mungojë në evenimentin më të rëndësishëm të përfaqësueses së tij.

r.b/NOA

KOMENTE