Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durres: Mot I Paqendrueshem, Reshje Lokale Shiu Dhe Det I Qete
English

Durres: Mot I Paqendrueshem, Reshje Lokale Shiu Dhe Det I Qete

DURRES, 4 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Në rajonin detar të Durrësit sot do të mbizotërojë moti i paqëndrueshëm, me vranësira të ndërrueshme dhe reshje lokale shiu, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit, sipas të cilave, kushtet detare do të mundësojnë lundrimin pa probleme të trageteve, anijeve dhe motopeshkatoreve. Alternimet e motit, që përsëriten prej gati 10 ditësh në rajonin detar të Durrësit, kanë sjellë sot mot me reshje lokale, që kanë nisur në orët e para të mëngjesit, duke penguar veprimtarinë e ngarkim-shkarkimit të anijeve me mallra dhe kontejnerë në kalatat e portit më të madh të vendit. Burimet bënë të ditur se tre tragetet e linjës Bari-Durrës, që kanë lundruar gjatë natës nga porti italian, tashmë janë ankoruar në kalatat përkatëse të portit. Lundrimi i motopeshkatoreve të këtij sektori në zonat e gjuetisë gjatë kësaj periudhe thuajse nuk është ndërprerë për shkak të kushteve të favorshme detare, përfunduan burimet e kapitenerisë së portit. /a.ke/
KOMENTE