Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Obama: Ekonomia Amerikane Po Forcohet Nga Dita Në Ditë
English

Ekon - Obama: Ekonomia Amerikane Po Forcohet Nga Dita Në Ditë

HYATTSVILLE(Shba), 4 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi sot se të dhënat e publikuara mbi sektorin e punësimit tregojnë se ekonomia e vendit "po përmirësohet dhe po forcohet çdo ditë", pavarësisht nga të dhënat dhe statistikat që paraqesin bursat. Në një deklaratë të bërë pas një vizite në një fabrikë prodhimi të kamionëve në Hyattsville, Merilend, në verilindje të Uashingtonit, Obama u shpreh se rimëkëmbja ekonomike është vetëm në fillimet e saj dhe se situata e tregjeve të punësimit do të ketë ''ulje dhe ngritje". Presidenti gjithashtu pranoi se një pjesë e konsiderueshme e vendeve të reja të punës të krijuara në muajin maj ka ardhur falë të ardhurave federale të derdhura për këtë qëllim. Por, ai theksoi edhe se shifrat e publikuara sot në mëngjes nga ministri i shtetit për Punësimin "nënkuptonin se ekonomia amerikane po forcohet nga dita në ditë"./ /i.p/
KOMENTE