Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan, Bllokohen 2000 Paketa Cigare Kontrabandë
English

Elbasan, Bllokohen 2000 Paketa Cigare Kontrabandë

ELBASAN, 4 Qershor/ATSH- Miranda Sadiku/. - Policia e Elbasanit bllokoi pasditen e sotme një sasi të madhe cigaresh kontrabandë. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar "Trokadero" Sektori Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në drejtorinë e Policisë së Qarkut, gjatë një operacioni të kryer rreth orës 15.00 të ditës së sotme në dyqanin e 55 vjeçarit Fatos Myftari, në lagjen "Aqif Pasha", bënë të mundur bllokimin dhe sekuestrimin e 2 000 copë paketa cigaresh kondrabandë të markave "Trokadero", "Malboro", "Karelia", "Slims", etj, të cilat kishin ardhur kontrabandë nga Greqia për t'u tregtuar në Elbasan. Sipas burimeve policore, mësohet se ndaj 55 vjeçarit Myftari u vendos masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të kontrabandës./s.s./
KOMENTE