Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flotilja Për Gazën - Një I Zgjedhur Amerikan Kërkon Pasoja Për Izraelin
English

Flotilja Për Gazën - Një I Zgjedhur Amerikan Kërkon "Pasoja" Për Izraelin

UASHINGTON, 4 qershor /ATSH-AFP/ - Përfaqësuesi demokrat Dennis Kucinich bëri publike sot një letër ku ai i kërkon presidentit amerikan Barak Obama të përpiqet që sulmi izraelit kundër flotiljes që po shkonte në Gaza, të ketë "pasoja" për shtetin hebre. Sulmi i të hënës nga komando të marinës izraelite kundër një flotiljeje humanitare ndërkombëtare që po shkonte në Gaza, ku bënte pjesë edhe anija turke "Mavi Marmara", shkaktoi nëntë të vdekur mes pasagjerëve, njoftoi një zëdhënëse ushtarake izraelite. "Sulmi kundër Mavi Marmara kërkon pasoja për administratën Netanjahu dhe për shtetin izraelit", shkruan Kucinich në letrën e shkruar këtë javë. Sipas tij, Shtetet e bashkuara duhet të merren me këtë çështje dhe këto pasoja duhet të jenë diplomatike dhe financiare. Kucinich thekson se Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë thirrje për hapjen e një hetimi të pavarur ndërkombëtar. Ky sugjerim është në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të Shteteve të Bashkuara, që theksojnë se Izraeli mund ta ndërmarrë vetë hetimin e kërkuar nga OKB-ja për sulmin izraelit kundër flotiljes për Gazën. Kucinich shprehet gjithashtu në letër se është "e papranueshme" për Izraelin të "shkelë ligjet ndërkombëtare, të vrasë të pafajshëm, të ndërmarrë një sulm kundër një aleati tjetër të Shteteve të Bashkuara, të vazhdojë bllokadën e Gazës dhe të kundërshtojë ndihmën humanitare, të rrisë tensionin në rajon". Zyra e Kucinich nuk dha hollësi lidhur numrin e të zgjedhurve të tjerë që e mbështetën sot përpjekjen e tij. /I.Pu.
KOMENTE