Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjirokastër: Festivali Ndërkombëtar Takimet Muzikore Të Dy Botëve
English

Gjirokastër: Festivali Ndërkombëtar "Takimet Muzikore Të Dy Botëve"

Y BOTËVE" GJIROKASTËR, 4 Qershor/ATSH-Telnis Skuqi/ - Ka nisur mbrëmjen e sotme në kalanë e Gjirokastrës, edicioni i katërt i festivalit ndërkombëtar "Takimet muzikore të dy botëve", i organizuar nga shoqata "Argjiro", nën kujdesin e deputetit të zonës, Genc Ruli. Në natën e parë të këtij festivali, të prezantuar nga aktori Viktor Zhusti dhe Blerta Syla, sopranoja e njohur Eva Golemi, e shoqëruar nga kuarteti i harqeve të Akademisë së Arteve në Prishtinë "ARTUS", interpretoi për publikun e pranishëm një ndërthurje të muzikës shqiptare me pjesë të famshme lirike nga repertori botëror, si "Njat' zaman të asaj furie", "Kur me vjen burri nga stani", "Moj e bukura More", "Divertimento nr.3" nga Mozart, "Canzone di Oscar" shkëputur nga opera "Balloja me maska" e Giuseppe Verdit, "O sole mio", "Torna surriento", etj. Kryetarja e shoqatës "Argjiro", njëherazi drejtoreshë e këtij festivali, Ilda Mara, u shpreh për ATSH-në se në natën e dytë dhe të tretë të këtij festivali do të ngjiten në skenë grupi polifonik "Bilbilenjtë e Progonatit" (Shqipëri), Kuinteti Kamertal i Fizarmonikave (Kroaci), Grupi Polifonik i Himarës dhe Toni Kitanovski bashkë me Chekrezi Orchestra nga Maqedonia. "Festivali ka synim shndërrimin në një traditë të përhershme për të ndihmuar rritjen e shkëmbimeve kulturore mes Shqipërisë,Europës e më gjerë, në shërbim të vlerave kulturore, intelektuale, artistike, por edhe historike e njerëzore", tha Mara. Gjatë tre edicioneve të kaluar, në festivalin "Takimet muzikore të dy botëve" kanë intepretuar në kalanë e Gjirokastrës dhe artistë shqiptarë me famë botërore si Inva Mula, Tedi Papavrami, etj./m.sh/
KOMENTE