Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grupi I Bb Organizon Konsultime Ne Shqiperi Mbi Strategjine E Ardhshme Per Sektorin Energjetik
English

Grupi I Bb Organizon Konsultime Ne Shqiperi Mbi Strategjine E Ardhshme Per Sektorin Energjetik

TIRANE, 4 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/.- Grupi i Bankës Botërore organizoi një takim konsultativ për të dëgjuar opinione në lidhje me strategjinë e re të sektorit energjetik, e cila pritet të përfundohet në fillim të vitit 2011. Burime nga zyra e BB në Tiranë, bënë të ditur sot se takimi mblodhi së bashku një sërë aktorësh, duke përfshirë zyrtarë qeveritarë, përfaqësues nga bankat multilaterale për zhvillim, donatorë dhe organizata të tjera joqeveritare, akedemikë, ekspertë si dhe individë nga sektori privat. Duke iu referuar infomacionit të BB, Masami Kojima, specalisti kryesor për energjinë në Grupin e Bankës Botërore, i cili prezantoi strategjinë në Tiranë, tha se "Eksperienca e Shqipërisë në sektorin energjetik ka një sërë mësimesh të nxjerra të vlefshme për vendet e tjera". "Opinionet që ne dëgjuam nga njerëzit këtu në Tiranë dhe në vende të tjera, do ta ndihmojnë Bankën Botërore të përpunojë strategjinë e vet, në mënyrë që të adresoje sfidat energjetike në një mënyrë sa më efektive", është shprehur ai. Në katër muajt e fundit, një seri konsultimesh janë organizuar në vende te ndryshme, duke përfshirë Kinën, Indonezinë, Kenian, Republikën Popullore Demokratike të Laosit, Meksikën, Perunë, Tunizinë, Turqinë dhe Ukrainën. Këto konsultime janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë globale për të mbledhur opinione nga një gamë e gjëre perspektivash në lidhje me mënyrën sipas së ciles Grupi i Bankës Botërore mund të ndihmojë në mënyrën më të mirë të mundshme vendet në zhvillim, duke përmirësuar aksesin dhe qëndrueshmërinë e furnizmit me energji, ndërkohë që ndihmon edhe në lehtësimin e kalimit në një rrugë zhvillimi të një energjie të qëndrueshme nga pikëpamja mjedisore. Materialet dhe opinionet e marra do të përdoren për të hartuar një dokument draft të Strategjise për energjetikën, qe do të vendoset në faqen në internet, së bashku me një dokument ku shpjegohen mënyrat se si çështjet e ngritura gjatë konsultimeve janë adresuar gjatë hartimit të strategjisë. /a.ke/
KOMENTE