Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ju Flet Tirana. , Një Libër I Agron Çobanit Kushtuar Rtsh-Së
English

"Ju Flet Tirana.", Një Libër I Agron Çobanit Kushtuar Rtsh-Së

TIRANË, 4 Qershor/ATSH- Suada Daci/. - "Ju flet Tirana" është analiza shumëvjeçare e punës së Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), këtij gjigandi të medias shqiptare, shkruar nga ish-gazetari dhe drejtuesi i saj për vite me radhë, Agron Çobani. Libri, i cili u promovua sonte në mbrëmje nga Shtëpia Botuese "Toena", në mjediset e Hotel 'Dajtit", sjell fakte të pa publikuara, analiza interesante dhe refleksione mbi ndodhi të ndryshme të historisë së këtij institucioni të madh të medias shqiptare. Redaktimi i librit është bërë nga shkrimtari Nasi Lera, kopertina nga Bujar Kapexhiu dhe fotografia nga Stefan Gajo. Autori rrëfen mbi ndërtimin e Radio Tiranës dhe sjell fakte e këndvështrime të reja mbi masakrën e elitës dhe vlerave intelektuale në Shqipëri gjatë sistemit komunist. "U bë 2 vjet që punoj për këtë libër, është një libër autobiografik jo për veten, por për njerëzit që më kanë rrethuar", tha në një prononcim për ATSH-në, autori Agron Çobani. Ai tha se "në këtë libër flitet për etapat e ndryshme nga koha kur kam filluar përgatitjet në Radio Tirana, e deri në vitin 2006, kur unë e kam ndërprerë punën në Radio Televizionin Shqiptar". Duke renditur disa nga ngjarjet e përshkruara në libër Çobani veçoi ngjarjet e vitit 1967 në tërmetin e Dibrës, i cili u mbështoll me një ilustrim partiak, duke shtruar se në këtë libër "thuhen gjëra të pathëna ndonjëherë, si për përgatitjen për të goditur ish-Kryeministrin Mehmet Shehun në vitin 1981. Ai tha se "pjesë interesante e librit janë edhe disa ese që janë në mes të kapitujve të librit, të cilat heqin paralelet me ngjarjet, me njerëzit, me kohën, etj". Drejtorja e Shtëpisë Botuese "Toena", Irena Toçi, e konsideroi këtë libër si mjaft të rëndësishëm jo vetëm në përmbylljen e karrierës së Agron Çobanit, por edhe në nderim të 50 vjetorit të krijimit të RTSH-së. "Me nota nostalgjike dhe plotësisht i justifikuar, sepse ai u rrit dhe u perfeksionua profesionalisht në këtë institucion gjigand mediatik, Agron Çobani ka ndërtuar faqe pas faqe, kapitull pas kapitulli, historinë e lindjes, rritjes dhe perfeksionimit të RTSH-së", tha Toçi. Sipas saj, "historia e këtij libri është historia e gjithë gazetarëve, operatorëve, drejtuesve, teknikëve, folësve të lajmeve, etj". Ndërsa redaktori i librit "Ju flet Tirana...", shkrimtari Nasi Lera, tha se " thelbi i libri është sinqeriteti që Agron Çobani ka ndaj historisë të institucionit të RTSH-së, por edhe ndaj gjithë kolegëve të tij". "Jemi mësuar që kur shkruhet një libër për një institucion të kemi hasur elozhe të pamerituara, por Çobani shkruan për punonjësit e Radios e pastaj të Televizionit me sinqeritet", vlerësoi ai. Agron Çobani u lind në Nepravishtë të Gjirokastrës në shtator të vitit 1942. Studimet e larta i kreu për Gjuhë-Letërsi pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë, dhe më pas kreu edhe Fakultetin e Gazetarisë. Menjëherë pas diplomimit nisi punën në Radio-Tirana, për të mos u shkëputur për dekada të tëra, përveç periudhës 1982-1991, kur e larguan prej andej. Në këtë institucion ai kreu të gjitha profesionet, duke filluar nga gazetar e deri tek Drejtor . Për sa kohë ka qënë gazetar ka lëvruar në shumë gjini të publicistikës radiotelevizive nga lajmi e kronika, deri tek telereportazhi, dokumentari e radiodrama./s.s./
KOMENTE