Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kontrabanda, sekuestrohen 2 mijë paketa cigaresh
English

Kontrabanda, sekuestrohen 2 mijë paketa cigaresh

Elbasan, 4 qershor, NOA - Rreth 2 mijë cigare të markave të ndryshme janë sekuestruar sot në një dyqan në Elbasan nga Sektorit Kundër Krimit Ekonomik-Financiar.

Policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e pronarit të dyqanit, Fatos Gani Myftari, 55 vjeç.

Paketat e kontrabanduara sipas policisë kanë ardhur nga Greqia me destinacion tregun vendas.

Bëhet fjalë për paketa cigaresh të llojeve të ndryshme si “Trokadero”, “Malboro”, “Karelia”, “Slims”.

Aksioni i policisë, i koduar me emrin “Trokadero”, është bërë mesditën e sotme në lagjen “Aqif Pasha”, të qytetit të Elbasanit.

m.xh/NOA

KOMENTE