Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lehtësirat, qeveria garanton 50 % të principalit për kreditë e fermerëve
English

Lehtësirat, qeveria garanton 50 % të principalit për kreditë e fermerëve

Tiranë, 4 Qershor, NOA/ Rajmonda Lajthia - Të marrësh një kredi në banka është e vështirë, por jo më e pamundur për fermerët, pasi këta të fundit kanë qenë dhe mbetën të “papreferuarit” e bankave për t’u kredituar për shkak se nuk kanë pasuri të patundshme për të lënë garanci.

Por një vendim qeverie po tenton të ndryshojë situatën në sektorin e bujqësisë shqiptare. 50% e shumës që fermerët kërkojnë të marrin kredi për investime do t’u garantohet nga qeveria.

Këshilli i Ministrave nëpërmjet një vendimi të posaçëm ka vënë në dispozicion shumën prej 1.435 miliard lekë, vetëm për kreditë e fermerëve. Por jo të gjithë fermerët mund të përfitojnë nga kjo skemë garantimi.

Kushtet që duhen plotësuar për të marrë 50 % të shumës janë:

Të jenë biznese të regjistruara si person fizik apo juridik në Republikën e Shqipërisë dhe të kenë paguar rregullisht detyrimet fiskale ndaj shtetit.

Të jenë biznese që veprojnë në fushën e grumbullimit, ruajtjes, tregtimit, përpunimit dhe eksportit të produkteve bujqësore dhe ushqimore për një periudhe jo më pak se 12 muaj nga data e aplikimit për garanci.

Të përdorin kredinë që kërkojnë të garantojnë për qëllime investimi në fushat e përcaktuara. Aplikimet për këtë fond bëhen në zyrat e AZHBR (Agjencia e Zhvilimit Bujqësor Rural) pranë ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit gjatë gjithë vitit 2010.

n.e/NOA

KOMENTE